• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sekretari britanik i Mbrojtjes: Rusia mishëron tiraninë e nazistëve

by A R
10/05/2022 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari Britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, tha të hënën se presidenti rus Vladimir Putin dhe gjeneralët e tij po pasqyrojnë fashizmin dhe tiraninë e 77 viteve më parë dhe agresioni i Rusisë në Ukrainë çnderon të kaluarën e saj ushtarake.

Në një fjalim që përkoi me parakalimin e Ditës së Fitores të Rusisë, që përkujton fundin e Luftës së Dytë Botërore, Sekretari Wallace tha se gjeneralët rusë ishin po aq bashkëfajtorë sa presidenti i tyre dhe duhet të përballen me gjykatën ushtarake.

“Përmes agresionit në Ukrainë, Putini dhe rrethi i tij i brendshëm i gjeneralëve po pasqyrojnë tani fashizmin dhe tiraninë e 77 viteve më parë, duke përsëritur gabimet e regjimeve totalitare të shekullit të kaluar. Ata po tregojnë të njëjtën shpërfillje për jetën njerëzore, sovranitetin kombëtar dhe sistemin ndërkombëtarë”, tha ai.

Sekretari Wallace foli teksa presidenti Putin po mbante fjalim në Sheshin e Kuq në përvjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste, duke evokuar kujtimin e heroizmit sovjetik për të nxitur ushtrinë e tij drejt fitores në Ukrainë.

Në 75 ditë luftime, forcat ruse kanë rrafshuar fshatra e qytete në Ukrainë dhe kanë detyruar rreth gjashtë milionë njerëz të kërkojnë strehim jashtë vendit.

“Të gjithë ushtarët profesionistë duhet të tmerrohen nga sjellja e ushtrisë ruse. Ata jo vetëm që janë të përfshirë në një agresion të paligjshëm dhe krime lufte, por drejtuesit e tyre të lartë kanë dështuar në atë masë sa duhet të përballen me gjykatën ushtarake“, tha sekretari Wallace.

Duke iu referuar gjeneralëve rusë, sekretari Wallace tha se “për ta dhe për Putinin nuk mund të ketë ditë fitoreje, vetëm çnderim dhe me siguri disfatë në Ukrainë”.

Megjithatë, sekretari Wallace tha se çfarëdo që të ndodhë në Ukrainë, presidenti Putin do të jetë i pranishëm përreth për një kohë. “Ne duhet të pyesim veten se si do ta frenojmë atë dhe Rusinë e tij në atë mënyrë që t’i ofrojmë siguri Evropës“, tha sekretari britanik.

Britania është një nga mbështetësit më të zëshëm të përpjekjeve të Ukrainës për t’i rezistuar asaj që presidenti Putin e quan një “operacion i posaçëm ” për të çarmatosur fqinjin e tij më të vogël dhe për ta mbrojtur atë nga fashistët.

Ukraina dhe perëndimi thonë se ky është një pretekst i rremë për një agresion të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë. /VOA

Next Post
Rusia ka humbur tashmë 26,000 ushtarë në luftën me Ukrainën

Rusia ka humbur tashmë 26,000 ushtarë në luftën me Ukrainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In