• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sekretari Antony Blinken niset për në Francë

by A R
03/10/2021 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po shkon në Paris, udhëtimi i tij i parë në Francë pas krijimit të një partneriteti të zgjeruar trepalësh të sigurisë mes Australisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara (AUKUS) që rriti tensionet mes aleatëve transatlantikë.

Ekspertët thanë se presin që Sekretari Blinken, i cili ka lidhje të forta personale me Francën, të përdorë udhëtimin e ardhshëm për të përmirësuar marrëdhëniet SHBA-Francë.

Diplomati më i lartë amerikan do të kryesojë takimin e Këshillit Ministror të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin që është planifikuar të mbahet më 5-6 tetor dhe do të përkujtojë 60 vjetorin e organizatës.

Sekretari Blinken do të ketë një takim dypalësh me Ministrin e Jashtëm Francez Jean-Yves Le Drian në Paris. Franca do të mbajë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 janari-30 qershor 2022.

“Sekretari Blinken gjithashtu do të takohet me homologët francezë për të vazhduar diskutimet mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve vitale SHBA-Francë për një sërë çështjesh përfshirë sigurinë në rajonin Indo-Paqësor, krizën klimatike, rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia COVID-19, marrëdhëniet transatlantike, dhe punën me aleatët dhe partnerët tanë për të adresuar sfidat dhe mundësitë globale”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë të premten.

Tensionet mbi marrëveshjen AUKUS

Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden njoftoi më 15 shtator një pakt të ri sigurie me Australinë dhe Britaninë e Madhe. Sipas marrëveshjes, Australia do të marrë të paktën tetë nëndetëse me energji bërthamore që do të ndërtohen në vend duke përdorur teknologjinë amerikane. Marrëveshja erdhi pasi Australia u tërhoq nga një marrëveshje e mëparshme me Francën për nëndetëset me naftë, duke zemëruar Parisin.

Franca tërhoqi ambasadorët e saj në SHBA dhe në Australi brenda dy ditëve pas njoftimit. Ministri Le Drian deklaroi se ka një “krizë besimi” tek Shtetet e Bashkuara.

Pas një telefonate mes Presidentit Biden dhe Presidentit Francez Emmanuel Macron më 22 shtator, që synonte të zbuste tensionet mbi marrëveshjen e nëndetëseve, të dy udhëheqësit vendosën të “hapnin një proces konsultimesh të thelluara” për të siguruar “besimin”. Macron gjithashtu vendosi që ambasadori francez Philippe Etienne të kthehej në Uashington javën pasuese.

Të enjten, këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare Jake Sullivan u takua me ambasadorin Etienne në Shtëpinë e Bardhë për të “vazhduar përparimin e agjendës së përbashkët”, përpara takimit të Presidentit Biden me Macronin në Evropë në fund të tetorit. Të dy janë planifikuar të marrin pjesë në samitin e Grupit të 20-shes në Romë.

“Ne duhet të sigurohemi që besimi s’ka ndryshuar,” tha Karen Donfried, ndihmës sekretarja e shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, e sapo konfirmuar në këtë post.

Ndërsa marrëdhënia SHBA-Francë mbetet një marrëdhënie e rëndësishme për të dyja palët, James Goldgeier në Institutin Brookings me qendër në Uashington, tha se administrata Biden “duket se është befasuar pak nga reagimi i zemëruar francez” për marrëveshjen AUKUS.

“Është mirë që dy presidentët po kërkojnë mënyra për të ecur përpara. Nuk ka dyshim se administrata Biden e sheh Indo-Paqësorin si fokusin e saj kryesor. Politika e Shteteve të Bashkuara ndaj rajoneve si Evropa shihet përmes këtij këndvështrimi”, tha për Zërin e Amerikës zoti Goldgeier.

Departamenti i Shtetit tha në një deklaratë se delegacioni amerikan në takimin ministerial të OECD-së përfshin gjithashtu të Dërguarin Special të Presidentit për Klimën John Kerry dhe Përfaqësuesen amerikane të Tregtisë Katherine Tai./VOA

Next Post
Rishikimi i TVSH/ Gjokutaj për propozimet e opozitës: Një qasje që nuk reflekton ndryshim

Rishikimi i TVSH/ Gjokutaj për propozimet e opozitës: Një qasje që nuk reflekton ndryshim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“O u q****a r**t se vdiqa”/ Në siklet të madh gjatë seancës plenare, deputeti Korreshi bëhet viral (VIDEO)

“Kam nxirje në të gjithë trupin, por s’çalon gomari nga veshët!”/ Tensionet e ashpra në Kuvend, Korreshi: S’jemi në shtet normal..

December 18, 2025
“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

December 18, 2025
Skenat e dhunës dhe kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin e 30 deputetëve të PD

Skenat e dhunës dhe kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin e 30 deputetëve të PD

December 18, 2025
E pazakontë në Sarandë! Tre fëmijë gjejnë një armë zjarri në mes të rrugës dhe e dorëzojnë në polici

E pazakontë në Sarandë! Tre fëmijë gjejnë një armë zjarri në mes të rrugës dhe e dorëzojnë në polici

December 18, 2025
Aksident në aksin Lushnje -Rrogozhinë, kamioni përplas makinën në të cilën udhëtonte një familje

Aksident në aksin Lushnje -Rrogozhinë, kamioni përplas makinën në të cilën udhëtonte një familje

December 18, 2025
Belinda Balluku kërkoi heqjen e masave të sigurisë, Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim

Belinda Balluku kërkoi heqjen e masave të sigurisë, Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim

December 18, 2025
Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

December 18, 2025
Trump liston arritjet 11-mujore dhe vetëshpallet më i miri në histori: Trashëgova një katastrofë, por po e ndreq

Trump liston arritjet 11-mujore dhe vetëshpallet më i miri në histori: Trashëgova një katastrofë, por po e ndreq

December 18, 2025
“Ligjet nuk i bëjnë flakadanët “/ Toni Gogu pas kaosit në Kuvend: Dhuna nuk është alternativë politike

“Ligjet nuk i bëjnë flakadanët “/ Toni Gogu pas kaosit në Kuvend: Dhuna nuk është alternativë politike

December 18, 2025
“O u q****a r**t se vdiqa”/ Në siklet të madh gjatë seancës plenare, deputeti Korreshi bëhet viral (VIDEO)

“O u q****a r**t se vdiqa”/ Në siklet të madh gjatë seancës plenare, deputeti Korreshi bëhet viral (VIDEO)

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In