• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sekretari amerikan Tillerson nuk mendon tërheqjen nga posti

by Java News
06/01/2018 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha se planifikon të mbetet në postin e tij aktual gjatë 2018-s, me gjithë spekulimet se ai do të mundë të largohej së shpejti, për shkak të raporteve të tensionuara me presidentin, Donald Trump.

Në intervistën  me rrjetin televiziv CNN, zoti Tillerson tha se mendon se administrata Trump kishte një vit “shumë të suksesshëm” gjatë 2017-s dhe se tash është duke i zbatuar politikat për të cilat theksoi se do të çojnë në vit “shumë të suksesshëm 2018”.

I pyetur për planet e tij, Tillerson tha se “synoj të jem këtu për gjithë vitin”. Raportet e Tillersonit me Trumpin duket se janë përkeqësuar gjatë vitit 2017.

Rrjeti televiziv NBC ka raportuar në muajin tetor se Tillerson i ishte referuar presidentit si “injorant”, pas një takimi në Pentagon në muajin korrik. Në nëntor, ka pasur raporte se Shtëpia e Bardhë e shqyrtonte shkarkimin e tij. Tillerson i tha rrjetit CNN se presidenti nuk i ka dhënë atij indikacion se posti i tij ishte në rrezik.

Kjo intervistë e zyrtarit të lartë të administratës Trump ka koinciduar me daljen nga shtypi të një libri tejet kritik për vitin e parë të presidentit Trump. Në këtë libër, presidenti portretizohet si lider me sjellje sikur fëmij dhe i ka shtruar pyetjet e reja për aftësinë e tij për të udhëhequer zyre publike. I pyetur se a mendon se Trump është i aftë për president, Tillerson theksoi se “kurrë nuk e kam vënë në pyetje aftësinë e tij mendore”, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Itali/ Prangosen 2 shqiptarë, vranë një grua dhe i copëtuan trupin

Itali/ Prangosen 2 shqiptarë, vranë një grua dhe i copëtuan trupin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Votëbesohen në Kuvend 7 ndryshimet në Qeveri, ja votat e ministrave PRO dhe KUNDËR

March 5, 2026
Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

March 5, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

March 5, 2026
‘O ushtar i bandave’, Balla debat me Bardhin për Ballukun: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë

‘O ushtar i bandave’, Balla debat me Bardhin për Ballukun: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë

March 5, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

March 5, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Brenda vitit vjen Brakiterapia”, Sala për mungesën e barnave të Onkologjiku: Po kërkojmë zgjidhje definitive!

March 5, 2026
Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

March 5, 2026
Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

March 5, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Procedura për “Sterilizimin”: Dy juristë të njohur ngrejnë pikëpyetje mbi themelin e procesit ndaj Beqajt

March 5, 2026
Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In