• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sejko: BSH, masa lehtësuese për garantimin e stabilitetit makroekonomik

by
30/09/2015 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në takimin e 34-t të Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit.

I zhvilluar në Tbilisi, Gjeorgji, ky takim drejtohej nga Guvernatori i Bankës Kombëtare të Gjeorgjisë, Giorgi Kadagidze dhe në të merrnin pjesë drejtuesit e bankave qendrore të 23 vendeve anëtare të Klubit.
Fokusi kryesor i diskutimeve të këtij takimi ishte mbi nivelin e lartë të dollarizimit dhe efektet e tij në ekonomitë e këtyre vendeve.

Drejtuesit e institucioneve monetare ndanë me njëri-tjetrin përvojat e tyre dhe masat e marra nga bankat qendrore në drejtim të ruajtjes së stabilitetit financiar të vendit.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë këtij takimi mbajti një prezantim për të pranishmit, ku i njohu ata me zhvillimet më të fundit në ekonomi dhe masat e marra nga Banka e Shqipërisë në garantimin e stabilitetit makroekonomik e financiar të vendit.

Guvernatori i Bankës se Shqipërisë, Gent Sejko në Klubin e Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit (1)Gjatë prezantimit të tij, Guvernatori Sejko u ndal tek treguesit makroekonomikëdhe theksoi se viti 2014, u karakterizua nga një veprimtari ekonomike e ngadaltë dhe nga një nivel i ulët inflacioni. Për të stimuluar aktivitetin ekonomik të vendit, Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë monetare lehtësuese dhe aktualisht norma bazë e interesit është në nivelin më të ulët historik prej 2%. Për të nxitur më tej aktivitetin ekonomik, Banka e Shqipërisë ka kombinuar stimulin e saj monetar me politika lehtësuese makroprudenciale.

Guvernatori Sejko theksoi se gjatë këtij viti Banka e Shqipërisë ka kryer disa ndryshime të akteve rregullative të cilat synojnë zgjerimin e kreditimit, uljene kostove të ndërmjetësimit dhe nxitjen e procesittë ristrukturimit të kredive me probleme. Në këtë drejtim, Guvernatori Sejko prezantoi para të pranishmëve angazhimin e ndërmarrë nga të gjitha institucionet qeveritare dhe financiare në Shqipëri për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe rregullator për zgjidhjen e çështjes së kredive me probleme. Guvernatori Sejkovuri në dukje se zgjidhja e kësaj çështjeje ka një rëndësi të veçantëpër ecurinë e kreditimit dhe të ekonomisë në Shqipëri.

Guvernatori i Bankës se Shqipërisë, Gent Sejko në Klubin e Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe BallkanitPrezantimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë,Gent Sejko, u ndoq me mjaft interes nga pjesëmarrësit në takim. Në mbyllje të prezantimit, masat makroprudenciale të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, si dhe plani i veprimit për rritjen e kreditimit në vend, ishin disa nga çështjet kryesore të cilat u vunë në qendër të diskutimeve midis Guvernatorit dhe homologëve të tij.

Klubi i Guvernatorëve u krijua në vitin 1998, me nismën e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë. Vendet anëtare të këtij Klubi janë: Shqipëria (që nga viti 1998), Greqia, Turqia, Rumania, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Federata Ruse, Ukraina, Izraeli, Azerbajxhani, Armenia, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgistani, Moldavia, Taxhikistani, Kina, Çekia, Polonia, Kroacia dhe Sllovenia. Qëllimi i tij është të forcojë lidhjet midis bankave qendrore të rajonit dhe të nxisë bashkëpunimin rajonal nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave më të mira e trajtimit në tryeza të rrumbullakëta në nivel guvernatorësh ose ekspertësh të çështjeve problematike të momentit.

Next Post

Berisha zgjohet me akuza: Ja arat me kanabis të Tahirit (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton punimet në shëtitoren “Taulantia” dhe godinën e parkimit të ri publik

Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton punimet në shëtitoren “Taulantia” dhe godinën e parkimit të ri publik

January 17, 2026
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e largojmë Ramën me protesta paqësore

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e largojmë Ramën me protesta paqësore

January 17, 2026
“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

January 17, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

Deformim, paragjykim, propagandë, madje edhe racizëm: Mbi një film për Kosovën të shfaqur në televizionin publik gjerman ARD

January 17, 2026
U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

January 17, 2026
“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

January 17, 2026
Trump përsërit kërcënimin për../  Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

Trump përsërit kërcënimin për../ Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

January 17, 2026
11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

January 17, 2026
“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

January 17, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 18 janar 2026

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In