• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Seit Frashëri, mik dhe shok armësh me Avni Rustemin

by A R
28/11/2024 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Dangëllia, zona më e begatë e Përmetit, është përmendur gjithmonë për patriotizëm. Dangëllia kishte para 200 vitesh 22 fshatra, sot ka 12 të tilla, pas hartës dhe ndarjes gjeografike dhe administrative. Frashëti, njihet si  kryeqendra e Dangëllisë në Përmet. E kush nuk ka dëgjuar për Frashërin, kush nuk e ka njohur përmes librave, bëmave, tregimeve, dhe lajmeve që vinin dhe shkonin nga Stambolli. Bukureshti, Sofia, etj. Atje ka lindur Abdyli, Samiu, Naimi, atje kanë lindur trima, vezirë të Turqisë, Sirisë, Egjyptit, komandantë e kaçakë të çetave të famshme të komitëve, që luftonin pushtuesin.

Atje ka lindur edhe Seit Frashëri, ose Seit Skenderi. Ishte fare i ri, kur u bë pjesë e çetës së trimit Çerçiz Topulli, dhe qëndroi atje derisa u shpall “Hyrrjeti” nga Xhonturqit. Ishte 18 vjeçari Seit Frashëri, që hyri triumfator në Korçë, me flamurin e çetës së Çeços, dhe përshkoi gjithë qytetin e serenatave. Ishte kohë e trazuar, kohë lufte, kohë trimash. Seiti, fare i ri,  shpjet u njoh , me emra të njohur patriotësh, që Frashërin e kishin si shtëpinë e tyre. Ndër ta, ishte edhe trimi dhe Heroi i Popullit  Avni Rustemi.

Jo vetëm Gjirokastra, por edhe Libohova, kishte qenë streha e sigurtë e komitëve të çetës së Çerçis Topullit, Bajo Topullit, dhe të tjerëve patriotë. Atje në Libohovë, Seit Frashëri, kishte takuar dhe ishin miqësuar me Avni Rustemin. Njohja e rastësishme i bëri ata shokë armësh. Nga 21 deri 31 Janar 1920, Seiti bashkë me 40 burra nga Dangëllia, ishin në Lushnje, kur mbahej Kongresi i Shpëtimit Kombëtar. E thirri Atdheu, por edhe miqesia me Avni Rustemin. Bashkë me 40 burra të armatosur, Seit Frashëri, u nis  dhe si shumë shqiptarë, mbrojti kongresin, dhe mori lëvdata dhe përgëzime nga krerët e tij si, Ahmet Zogu, Eshref Frasheri, Abdi Toptani, etj. Seiti do të lidhte një miqësi të ngushtë me Avni Rustemin, aq sa kur u vendos  që libohoviti, do të nisej drejt Parisit për të vrarë kryetradhëtarin Esad Pasha, i kërkoi ta merrte me vehte. Avniu e kishte vendosur aktin e tij. Do të merrte “haknë e Atdheut dhe do ta shtrinte në tokë atë të shitur”.

Në një intervistë dhënë Radio-Tranës në 1969, vetëm 1 vit para se Seit Bej Frashëri të mbyllte sytë në Elbasan në shtëpinë e të birit Hajredin Skenderi, ishte shprehur se “kam qenë në çetën e Çerçiz Topullit, kam luftuar bashkë me Hajredin Tremishtin, me Bajo Topullin, dhe Zeman Mashkullorën, nga Gjirokastra në Libohovë, nga Permeti  Frasheri, në Korçë, Kolonjë e Leskovik, nga Butka në Luaras, kundër grekëve, dhe bashkëpunëtorëve të tyre në ato zona. Atje jam njohur edhe me Avni Rustemin, trimin, e trimave, që nuk ju nda Çeços edhe kur ishte larg tij, Anviu ishte i  shkolluar, ai kishte shumë miq, ai ishte edhe i librit edhe i pushkës”. Seit Frashëri, ky djalosh fare i ri, ishte patriot, humanist, mik shok i mrekullueshëm dhe shumë patriot. Seiti  ishte mik me familjet e Frashërllinjve, dhe mbeti deri në fund të 1944, mik besnik i tyre.

Lajmin për vrasjen e Avni Rustemit, patroiti frashërlli  Seit Frashëri, e mori kur ishte në Përmet për furnizime ushqimore tek gjyshi i Genc Pollos. Ishte një lajm i kobshëm, dhe i dhimbshëm për Seitin. Kishte humbur një mik bese, një mik armësh, një patriot që e nderonte gjithë Shqipëria. Seiti u nis për Libohovë, dhe prej andej bashkë me disa miq  dhe të afërm të Avniut drejt Vlorës, ku ishte vendosur të prehej trupi i trimit. Seit Frashëri qëndroi në Vlorë, dhe u betua se do të merrte hakun e Avniut. Vrasja  nga një bastard i pabesë e Avni Rustemit mes Tiranës, ishte  një humbje e madhe jo vetëm për Seit Frashërin dhe Dangëllinë që ruanin kujtime të bukura nga miqësia që kishin me Heroin nga Libohova, por edhe për gjithë Shqiperinë.

Derisa mbylli sytë, Seit bej Frashëri ose Seit Skenderi, nuk rreshti së përmenduri miqtë dhe shokët e armëve për liri. Ai ruante me fanatizëm kujtimet e tij për Çerçiz Topullin, Bajo Topullin, Avdi Rustemin, me të cilët e kishte lidhur rinia e tij, dhe periudha më e lavdishme e luftrave për liri. Ishin njohur në kohë të vështira, kur Atdheu kishte nevojë për trima. Seit Frashëri , është dekoruar nga Presidenti i Republikës me  Titullin “Kalorës I Urdherit të Skenderbeut”.

Next Post
Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: T’i gjendemi pranë atyre që nuk kanë mundësi!

Mesazhi i Begajt në Ditën e Pavarësisë: Zgjedhjet 2025 duhet të jenë shembull i një faqeje të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In