• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Secili sipas kultit, kutit e takatit të forcës.

by Lorenc Vangjeli
22/06/2016 23:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Lorenc Vangjeli

Drama dhe dridhja e fëmijës së dhunuar është kostoja vetjake që ai pagoi për gjithë shoqërinë shqiptare. Eshtë pagesa e tij e dhembjes për sensin e saj hipokrit të llojit: të dua vetëm kur je keq! Eshtë fatura e tmerrshme që ai pagoi me pafajësinë e tij për mungesën lebetitëse të aftësisë për të parashikuar të shoqërisë dhe të institucioneve që e drejtojnë atë.

Fëmija pagoi me vuajtjen e tij prej të dobti të pambrojtur gjithë atë kult maskara, të ndyrë e të pashpirt të të fortit, që tashmë është dominues në këtë vend. Kultin, kutin dhe takatin e kujtdo që ka një gram pushtet dhe që e rëndon me tonelata mbi atë që ka nën vete dhe që bëhet shollë këpuce për t’u shkelur nga ai që ka një gram më shumë pushtet mbi të.

Fëmija i pafajshëm pagoi arrogancën e pushtetit të administratores Anjezë, moskallëzimin e krimit nga edukatorja tjetër, sytë e mbyllur të inspektorëve të ministrive të arsimit, të financave, të punës, të bashkisë, të fqinjëve dhe shumë e shumë hallkave të tjera, që të gjitha së bashku, e bëjnë dhe vetë shoqërinë fajtore. Në tërësi. Në çdo qelizë të saj. Sepse në 25 vjet pluralizëm, shoqëria shqiptare ende nuk ka mësuar të parandalojë, të parashikojë, të planifikojë, por vetëm mbasi ndodh hataja, mallkon me shpirt, dënes me shpirt dhe i dhëmb në shpirt e bën përshpirtje për viktimën e rradhës.

Drama e tmerrshme e fëmijës të mitur dëshmoi sesa të padrejtë, në rastin më të mirë dhe sa të paaftë në rastin më të keq, janë të rriturit që duhet t’i garantonin atij mirërritjen. Jo në kuptimin që ngjarje të tilla të mos ndodhin kurrë sepse e kundërta do të ishte utopi, por që mundësia që ato të ndodhin të shkojë drejt zeros. Që mundësia që fajtorët të ndëshkohen ligjërisht të jetë maksimale. Që përgjegjësia e gjithë shoqërisë për shërimin e traumave të shkaktuara të jetë një rregull dhe jo përjashtim.

E qara e fëmijës së dhunuar ishte e një shtënë topi në Tiranën në koncert e festë futbolli. Kryeqyteti dhe gjithë vendi po festonte për Kombëtaren, po priste llogaritë e fatit të ndërtuar me këmbët e të tjerëve për kualifikimin e mundshëm dhe po shpresonte, siç po bën prej muajsh, reformimin e sistemit të drejtësisë, kur ndodhi hataja. Një hata që nuk është as e para dhe as e fundit e këtij lloji. As e papritur dhe as e befasishme. Ndodhi ajo që ndodh gjithmonë dhe kudo në forma të ndryshme dhe me viktima të ndryshme.

Dhuna nuk është import, por është një sport kombëtar në Shqipëri sipas paradigmës: i forti të rreh gjithmonë.

Me arsyetimit banal që afron “tradita” se shkak i rrahjes është dashuria: të rreh kush të do me shkopin e dalë nga Xhehneti!

Përmbledhja e këtij fundi qershori mes futbollit dhe politikës ka dëshmuar në të njëjtën kohë ca pak gjëra dikur të pamundura dhe të zakonshmen tonë: asnjë herë nuk kemi pasur Kombëtare të kualifikuar në Evropian, fatin e kemi shkelmuar më së shumti me këmbët tona dhe nuk kemi pasur kurrë gjykatës të ndershëm, por më së shumti, vetëm kadinj batakçinj. Por edhe nëse këto quheshin shqetësimet kombëtare të të gjithë vendit, mjaftuan vetëm pak minuta televizive, për t’u rikthyer sërish në realitetin e përditshëm. Atij realiteti që dëshmon përfundimisht kultin e të fortit në vend. Qoftë në pushtet, qoftë në votim, qoftë në rrugë, qoftë në biznes, qoftë në marrëdhënie njerëzore. Dëshmoi dhe se linçimi dhe mallkimi, vazhdojnë të jenë sportet tona kombëtare.

Minutat televizive të dhunës mbi fëmijën e mitur armatosën me gurë, baltë e fjalë më të rënda se balta që u hodhën më pas mbi autoren e dhunës. Atë e kërcënuan me një fat më të keq se ai i skllevërve me ngjyrë në kohën e ndarjeve raciale. Anjeza, u bë një emër simbol i të keqes dhe përballë saj të gjithë vrapuan të duken si ëngjëj. Duke harruar se ajo nuk është e vetme. Dje ishte rasti i ngjashëm me jetimët e Shkodrës kur përbuzja dhe linçimi publik gjithashtu kërcënonte me turra drush me fajtorë përsipër dhe zjarr në të. Nesër me siguri do të ketë një tjetër figurë të urryer tek e cila publiku do të shfryjë gjithë pengjet vetjake, gjithë dëshirën për drejtësi të munguar, për krimet e pandëshkuara, për hakmarrjet e pamundura e deri tek moralizimet që bëjnë shpejt e shpejt ndarjen bardh e zi: të mirët dhe të ligjtë. Duke mbetur sërish e sërish në sipërfaqe dhe për të mos parë sesa është helmuar thelbi i gjithë shoqërisë.

Mënyra më e lehtë, e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë e pozimit të kësaj ngjarjeje është hedhja në turrën e druve të autores së krimit ngjethës. Por çfarë ka ndodhur është në të vërtetë shumë e rëndë sesa duket dhe nuk përfshin vetëm një apo disa personazhe. Me koston e dhembjes së një fëmije sot dhe fëmijëve të tjerë dje e nesër, dëshmohet mënyra prej gjinkalle fabulash me të cilën jeton shoqëria shqiptare. Që nuk kujtohet kurrë për dimrin në verë, për përmbytjen në thatësirë, për dhunën në kohë paqeje. Ndaj gjithmonë dimrat janë të ftohtë, me përmbytje dhe të dhunshëm. Siç është vetë shoqëria shqiptare, e cila e pranon si normale, por më pas vetëm e mallkon të ligën. Deri në momentin që ajo del në televizor. Dhe vetëm atëherë e merr për të vërtetë. Dhe e denoncon. Dhe e gjykon. Dhe e ndëshkon me linçim fajtorin duke shpresuar se zjarri shenjtëron atë që ende nuk është kapur duke goditur. Sepse të gjithë godasin të gjithë. Sipas kultit, kutit e takatit të forcës.

Next Post

Shqiptari që u kap me 52 kg kokaine me vlerë 5 milionë stërlina dënohet me 12 vjet burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

February 23, 2026
Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres

Vrasja e kreut të kartelit të drogës, Donald Trump mesazh Meksikës

February 23, 2026
Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

February 23, 2026
Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

February 23, 2026
Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

February 23, 2026
A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In