• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Secili për hall të vet!

by Mero Baze
19/03/2018 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Reagimet politike që po pasojnë arrestimin e dhjetra zyrtarëve në Lezhë mbi tjetërsimin e pronësisë, duket se më së paku kanë të bëjnë me të arrestuarit, dhe më shumë kanë të bëjnë me hallin e vet politikanëve.

Lulzim Basha në reagimin e tij nuk flet për fajësi apo pafajësi të të arrestuarve, por flet për fajtorë të tjerë si ata, që sipas tij, nuk po arrestohen.

Sali Berisha flet për standarte të ndryshme të drejtësisë ndaj Frrokajt dhe Rroshit.

LSI nuk ka folur, se akoma nuk i ka dalë inati që me pazaret e tokave, Frrokaj u mori bashkinë dy vjet më parë.

PS edhe pse ka gjysmën e njerëzve të saj të arrestuar në këtë proces, nuk ka reaguar politikisht, por ka mbështetur drejtësinë.

Akoma më pa kuptim duket gëzimi për ndryshimin e masës së arrestit, duke e quajtur procesin dështim apo bllof. Arrestimi i një sasie aq të madhe zyrtarësh drejt e në qeli, është ndoshta ekzagjerim nga pikëpamja proceduriale, pasi ata mund të hetohen dhe me “arrest shtëpie”, ose “detyrim paraqitje”. Dhe kjo nuk ndryshon asgjë në cilësinë e hetimit. Rëndësi ka që gjykimi i çështjes të zbardhë të vërtetën deri në fund.

Por reagimet e Partisë Demokratike, kanë hyrë në një spirale, në të cilën para ca kohësh u gjend dhe Partia Socialiste me rastin “Tahiri”, edhe pse nuk janë të ngjashëm.

PD, e cila ka qejf të përmendë rastin “Tahiri” sa here i del ndonjë hall përpara, në të vërtetë po e zhvlerëson mitin që ka ngritur për atë rast, sa herë i jepet rasti.

E para, ajo protestoi ashpër përse Tahiri u ndoq në gjendje të lire, ndërkohë që ai nuk kishte më asgjë në dorë për të prishur prova, ndërsa sot gëzon që kryetari i bashkisë u çua me “arrest shtëpie”, edhe pse ai mund të ketë ende gjëra në dorë në Bashki për të rregulluar dosjen e tij.

E dyta, vetë Basha ka rënë viktimë e nervozizmit që shoqëronte socialistët nga nisja e “reformës” në drejtësi me Tahirin, duke thënë se në fillim duhet të shkojnë në burg ata që vodhën “Rrugën e Kombit”, që vranë më 21 janar dhe Gërdec etj. Dhe nuk është se nuk kanë të drejtë. Sot Basha në kërkim të një analogjie të tillë thotë se duhet të shkojë një herë para drejtësisë Tahiri, Dako apo Sejdini, pastaj ky i Lezhës. Se çfarë kriteri ka përdorur në këtë listë nuk dihet, por është thjesht një përpjekje instiktive për të mos mbajtur qëndrim ndaj viktimës së partisë së tij.

Së treti, vetë Berisha përpiqet të gjejë paralele për masën e sigurisë mes Rroshit dhe Frrokajt, për një çështje të ngjashme.

Dhe në fund, duket se vazhdojnë të mitizojnë protestën para gjykatës së mbështetësve të Frrokajt, duke shpresuar se ajo është një sinjal dhe presion mbi drejtësinë për masën e arrestit. Po ashtu, i kanë lënë hapësirë militantëve të mendojnë se tani Frrokaj është heroi i tyre dhe nuk humbet më kurrë.

E gjithë kjo sjellje konfuze në reagimin ndaj arrestimit të disa zyrtarëve, nuk shërben aspak për të kuptuar sa e do Berisha apo Basha, Frrokajn. Kjo e gjitha shërben se si po përgatiten ata të mbrojnë veten, nëse u ndodh një gjë e tillë. Dhe duket që janë të papërgatitur, pasi e gjitha çfarë kërkojnë, është të politizohet procesi i vendosjes së drejtësisë, dhe të shpresojnë tek protesta popullore për t’i shpëtuar nga drejtësia. Ata po reagojnë secili sipas hallit të vet dhe askush për hallin e Frrokajt. Halli i Frrokajt nuk është nëse do të flejë në krevat në shtëpi, apo në qeli, për disa javë apo muaj, por me qindra hektarë tokë që i ka bërë rrush e kumbulla me firmën e vet. Atë dhe në hotel me pesë yje ta lësh këto kohë, nuk e zë më gjumi. Ashtu si Berishën e Bashën nuk i zë gjumi jo për Frrokajn, por për atë që mund të ndodhë më pas.

Next Post
“Habilaj”/ “Garanci nga drejtori, duan 30 %…”, përgjimet që fundosën policët

"Habilaj"/ "Garanci nga drejtori, duan 30 %...", përgjimet që fundosën policët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Njerëzit më pyesin, pse del në krah të Berishës?”, Duka: Problem s’është e majta, por kleptokracia

“Njerëzit më pyesin, pse del në krah të Berishës?”, Duka: Problem s’është e majta, por kleptokracia

December 23, 2025
Zvërnec plazh, aty ku fjalët shqip janë kaq të rralla…

Big Brother Politics, edicioni i paraburgimit

December 23, 2025
Trump largon 30 diplomatë dhe përgatit terrenin për besnikët e tij

Trump largon 30 diplomatë dhe përgatit terrenin për besnikët e tij

December 23, 2025
Iu përkeqësua gjendja teksa ishte në banesë, detaje të reja nga vdekja e Shemit

Iu përkeqësua gjendja teksa ishte në banesë, detaje të reja nga vdekja e Shemit

December 23, 2025
Spiropali nderime te monumenti i Skënderbeut në Shkupin e vjetër: Simbol i qëndresës

Spiropali nderime te monumenti i Skënderbeut në Shkupin e vjetër: Simbol i qëndresës

December 23, 2025
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Doktor, kujto vitin 2004-2005!

December 23, 2025
Departamenti amerikan i Drejtësisë publikon videon e tentativës së vetëvrasjes së Epstein

Departamenti amerikan i Drejtësisë publikon videon e tentativës së vetëvrasjes së Epstein

December 23, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Partia e Lapajt, si flluskë sapuni. Problem fakti që nuk dalin të figura të reja të besueshme”

December 23, 2025
Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje

Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje

December 23, 2025
Molotovët dhe dhuna ndaj Policisë, arrestohen katër militantë të opozitës

Molotovët dhe dhuna ndaj Policisë, arrestohen katër militantë të opozitës

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In