• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Secili me “bindjet” e veta!

by Mero Baze
05/11/2018 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Emërimi i Sandër Lleshit, zëvendësministër i Brendshëm me kompetencat e njeriut që do të drejtojë “de facto” institucionin, i vë frê krizës kushtetuese që prodhoi vendimi i presidentit Ilir Meta, i cili e refuzoi dërgimin e dekretit në Kuvend, bazuar “mbi bindjet” e tij.

Emërimi i tij si zëvendësministër, e konservon krizën dhe nuk i hap rrugë arbitraritetit dhe precedentit anti-kushtetues që prodhoi Presidenti, duke futur Shqipërinë në rrjedhat e krizës së Maqedonisë, një vit më parë.

Por përse ky akt e bëri aq nervoz presidentin Ilir Meta?

Shpjegimi i vetëm që ai ka hedhur në shtyp përmes zarave të vet, ka të bëjë me faktin se kjo është një hakmarrje ndaj Edi Ramës, i cili, sipas tyre, ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese.

Kjo është një shenjë gjurmësh që na çon aty ku është problemi real i kësaj beteje.

Së pari, duhet të sqarojmë që Shqipëria ka Gjykatë Kushtetuese, dhe ajo nuk është shkrirë. Gjykata Kushtetuese është jo funksionale përkohësisht, pasi Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë bllokuar procesin e plotësimit të vendeve bosh në të, duke bllokuar çdo hallkë të procesit Vettingut, Shkollës së Magjistraturës, dhe hapave të tjerë që mund ta shpejtonin procesin. Por Gjykata Kushtetuese do të plotësohet së shpejti.

Çdo përpjekje e dëshpëruar për ta bllokuar atë dhe për të sjellë destabilizim para se të bëhet Reforma, nuk do të funksionojë, mbi të gjitha, se “rojet” reale të Reformës në Drejtësi nuk janë as tek zyra e Ilir Metës, as tek zyra e Edi Ramës apo Sali Berishës, por diku jashtë tyre, në Bruksel dhe Uashington.

Por më shumë se sa vakuumin e Gjykatës Kushtetuese, duket se Presidenti po përdor vakuumin e Ambasadës amerikane dhe asaj të BE në Tiranë, ku një ambasador nuk ka ardhur akoma dhe tjetri akoma nuk ka mësuar zyrën. Por dhe ky vakuum do mbyllet shpejt.

Shqipëria ka Gjykatë Kushtetuese. Bujar Nishani ka tentuar në rastin e Arben Ahmetajt, t’i drejtohet asaj për këtë çështje, dhe ajo ka refuzuar t’ia shqyrtojë kërkesën, pasi nuk ka objekt.

Dhe në rastin e Fatmir Xhafajt, ai ka pranuar pas konsultave informale me ta, se nuk ka të drejtë ta refuzojë, dhe nuk e ka bërë aktin e refuzimit.

Kjo e rëndon pozitën e Ilir Metës, pasi e vetmja llogari që ka bërë ai, është të tregojë përmes hakmarrjes, se sa gabim u bë me reformën në drejtësi, dhe të përdorë një pasojë të përkohëshme të saj, që dhe atë e ka bërë vetë, që është mos-funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, për shkak të numrave.

Secili që ka probleme me Gjykatën Kushtetuese, mund t’i çojë asaj një ankesë, dhe kur ajo të funksionojë, kërkesa do gjykohet.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë vendime për dënime penale, por akte ligjore që rishkruajnë Kushtetutën.

Nëse Ilir Meta mendon se ka vepruar drejt, ai mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese kundër gjestit mospërfillës të Edi Ramës, dhe ajo do plotësohet një ditë, ndoshta brenda vitit, dhe do t’ia japë një përgjigje.

Të njëjtën gjë mund të bëjë dhe Edi Rama. Ndërkohë, ne do të kemi kohë të kuptojmë, kur Gjykata të marrë vendimin, se si do jetë fati i ardhshëm i raporteve mes presidentit dhe qeverisë, në të ardhmen. Deri atëhere, secili të bëjë atë që mendon se është kushtetuese.

Parlamenti është në të drejtën e vet, të marrë vendime sovrane, bazuar në të drejtën që ka për të dekretuar një ministër. Këtë të drejtë nuk mund t’ia mohojë Presidenti, bazuar në bindjet e tij. Kushtetuta nuk ja jep këtë të drejtë në asnjë nen.

Kushtetuta e Shqipërisë nuk i njeh Presidentit të drejtën e dekretit. Atë ja njeh vetëm Kuvendit.

Sali Berisha deri në vitin 1997 dhe Rexhep Meidani deri më 1998, kanë pasur të drejtën e dekretit, pasi ishte Republikë presidenciale.

Ne jemi Republikë parlamentare me Kushtetutën e vitit 1998. Kuvendi është ai që miraton ose jo qeverinë, ndërsa presidentit, Kushtetuta i ka dhënë të drejtën të dërgojë zarfin e firmosur nga kryeministri në Kuvend, pasi të verifikojë përputhjen me kriteret që duhet të plotësojë një kandidat, bazuar në Kushtetutë.

Është pak a shumë, e njëjta kompetencë që ka Avokati i Popullit, për të dërguar në Kuvend kandidaturat për vendet që do të plotësohen në institucionet e drejtësisë. Edhe ai mbledh aplikimet në kuti postare, verifikon plotësimin formal të kritereve bazë dhe ja çon Parlamentit.

Në rastin konkret, Presidenti po kërkon t’i mohojë Parlamentit të drejtën për të dekretuar një ministër.

Kuvendi nuk ka pse e pranon këtë heqje të së drejtës së tij themelore dhe duhet të marrë vendimet e veta, pasi është institucioni më i lartë sovran në vend.

Kur Gjykata Kushtetuese të vihet në punë, pas thyerjes së bllokadës Meta- Berisha, shqiptarët të paktën do të kenë shansin ta sqarojnë një herë e mire këtë çështje, që së paku presidenti tjetër, pas Ilir Metës, të mos thotë që nuk e dërgoj këtë dekret në Kuvend, se këtij ministrit, nuk ja njoh djalin e tezes.

Kështu të paktën na ngelet pa zgjidhur përkohësisht kriza që prodhoi Presidenti, por shpëtojmë krizat e ardhshme që mund të imitojnë këtë presi(ce)dent.

Next Post
Wenger te Milan?!

Wenger te Milan?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

January 20, 2026
Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

January 20, 2026
NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

January 20, 2026
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

January 20, 2026
Video-skandali “Gjici”/ Eksperti i kriminalistikës: Në Morinë ka ndodhur një ngjarje e njëjtë, ja si e fshehën për dy vjet

Kush e donte të vrarë Jani Aliaj? Karamuço: Janë ofruar miliona! Nëse do ishte në Shqipëri…

January 20, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Sipas burimeve…”, Manjani ironizon teoritë e PD për FBI dhe Ramën: Sot niset për në SHBA me një avokat…

January 20, 2026
Europa përballë Trump, mes ‘bisturisë’ strategjike dhe ‘vetëvrasjes’ me luftë tregtare

Europa përballë Trump, mes ‘bisturisë’ strategjike dhe ‘vetëvrasjes’ me luftë tregtare

January 20, 2026
Tirana i kthehet jetës normale, Veliaj: Mbi 90% e shkollave kanë nisur mësimin

Arsimi, nuk ka kompensim direkt 480 ose 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi pas plotësimit DIVA

January 20, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Meloni në lojë diplomatike me Londrën dhe Berlinin për Groenlandën, kundër “bazukës” franceze

January 20, 2026
Tritoli ndaj biznesit në Vlorë, flet pronari: S’e kuptoj pse ma bënë këtë dëm! S’kam konflikte…

Sherri pas aksidentit përfundon me një të vrarë, Policia: Kapet autori i dyshuar, shoqërohen disa shtetas të tjerë

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In