Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në seancë plenare, psa një muaji ndërprerje, për shkak të koronavirusit.
Deputetët dhe ministrat e pranishëm në sallën e Kuvendit do të jenë të pajisur me të gjitha masat mbrojtëse, si doreza, maska dhe dezinfektantë, si dhe do të ruajnë distancën 1.5 metra.
Në sallë dotë jenë 80 deputetë, ministra dhe kryeministri, të cilët do të ulen në vendet e përcaktuara nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
Në vendimin e publikuar në mediat thuhet se, Ruçi ka vendosur që 10 ministra të ulen në llozhet lart, ndërsa 6 poshtë. Kurse, 30 deputetë do të jenë të pozicionuar në llozhet lart dhe 34 poshtë. /e.s/