Kuvendi i Kosovës pritet që gjatë seancës së sotme të votojë Projektligjin për Buxhetin 2021.
Projektligji për buxhetin është depozituar në Kuvend nga ana e qeverisë në detyrë.
Së shpejti Kuvendi i Kosovës pritet të shpërndahet, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli jokushtetuese votimin e qeverisë Hoti, duke nxjerrë të paligjshëm votën e një deputeti.
Më herët BE dhe ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që Kuvendi të mos shpërndahet pa u miratuar buxheti. Projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm kap vlerën e 2.4 miliardë eurove.
Në rend të ditës është edhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.