Ndërsa deputetët e opozitës hodhën tymuese, çka solli dhe një episod flake në Kuvend, mazhoranca miratoi në kohë rekord projektbuxhetin me 73 vota. Ndërkohë menjëherë më pas Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës.
Deputetët e Sali Berishës vunë në skenë skenarin e kaosit me qëllim bllokimin e seancës maratonë për buxhetin 2024.
Pasi mbërritën një orë para orës 10:00, kur është caktuar fillimi i diskutimit, deputetët e grupit të Rithemelimit morën karriget dhe i vendosën pirg në foltore.
Garda nuk ka lejuar Sali Berishën dhe Gazment Bardhin të zaptojnë podiumin ku ulet kabineti qeveritar dhe kryetarja e kuvendit.
Kjo ka krijuar edhe një moment tensioni, ku Bardhi dhe Ramadan Lika kanë shtyrë punonjësit e Gardës. Në Kuvend ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama.
Prani shtuar e punonjësve të Gardës vihet re në Kuvend, të cilët kanë rrethuar Foltoren dhe nuk kanë lejuar Sali Berishën dhe Gazment Bardhin që ta zaptojnë.
Vihet re prani shtuar e punonjësve të Gardës ndërkohë Rithemelimi dhe socialistët kanë mbërritur herët në Kuvend. Garda ka ushtruar kontrolle ndaj deputetëve, pasi seancat e kaluara Rithemelimi ka futur në Kuvend lëndë piroteknike.
/f.s