• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Seanca të dështuara çdo 48 orë, Vetëvendosja propozon: Të mblidhemi një herë në javë

by B K
17/05/2025 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimi i shtatëmbëdhjetë i deputetëve në përpjekje për të konstituuar Kuvendin dështoi sërish. Seanca nisi me një konsultim mes përfaqësuesve të partive politike me kryesuesin e seancës, Avni Dehari, për mundësinë e reduktimit të seancave.

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje ishte që seancat të mos mbahen çdo 48 orë, siç e përcakton rregullorja, por vetëm një herë në javë. Kjo ide u rrëzua nga partitë e tjera të mëdha që e lexuan si mungesë të vullnetit të partisë së Kurtit për të krijuar institucionet e reja, shkruan A2.

“Është krejtësisht e papranueshme që të bëhet një kërkesë e tillë për të shkelur rregulloren me vetëdije dhe e dyta kjo tregon se vullneti i tyre nuk është në asnjë mënyrë për të tentuar për të bërë zgjidhje apo për të lëvizur përpara, por thjesht këto përsëritje dhe repriza mos të mbahet çdo dy ditë, por çdo javë”, tha Memli Krasniqi i PDK.

Hykmete Bajrami e LDK u shpreh: “Ne këtë e shohim indikacion shtesë që LVV-ja nuk është absolutisht e interesuar që ta bëjë konstituimin e Kuvendit. Ata mungesën e institucioneve të Kuvendit dhe të Qeverisë e kanë reduktuar në problem të mbledhjes çdo 48 orë të deputetëve”.

Lëvizja Vetëvendosje e arsyetoi propozimin duke thënë se meqë nuk ka asnjë rezultat çdo të dytën ditë, atëherë kështu do të pritet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth mënyrës së votimit. AAK ka kërkuar interpretim nëse ndryshimi nga votim i hapur në të mbyllur për zgjedhjen e kreut të Kuvendit përbën shkelje.

Mimoza Kusari – Lila, e Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi: “Ai ishte një propozim në dakordim, i cili nuk u mbështet dhe nuk u realizua, rrjedhimisht nuk ka asgjë që mund të quhet ose të deklarohet si shkelje përveçse një përpjekje për të kthyer paksa në një orar tjetër këto takime”.

Deputetët do të mblidhen mëngjesin e së hënës dhe do të vijojnë aty ku e kanë lënë, tek përpjekja për të ngritur një komision për votim të fshehtë që mbështetet vetëm nga Vetëvendosje dhe partnerët e saj të vegjël.

Next Post
“Vendi juaj është në BE”, Macron video-mesazh në shqip për vizitën në Tiranë: Faleminderit për mikpritjen, miqësia jonë e fortë!

"Vendi juaj është në BE", Macron video-mesazh në shqip për vizitën në Tiranë: Faleminderit për mikpritjen, miqësia jonë e fortë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

March 4, 2026
Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

March 4, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In