• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Seanca për Safet Gjicin, 11 pyetjet që do t’u përgjigjen ekspertët mbi gjendjen shëndetësore të tij

by B K
23/12/2024 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit zhvillohet seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, ekspertët duhet tu japin përgjigje 11 pyetjeve.

Sot në orën 10:00 në Gjykatën e Shkallёs sё Parё të Juridiksionit tё Pёrgjithshёm ,Elbasan do të zhvillohet seanca për ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici i cili ka kërkuar prej disa muajsh të vuajë në shtëpi pjesën e mbetur të dënimit. Në seancën e paralajmëruar për tu mbajtur gjatë paradites së kësaj të Hëne ,23 Dhjetor 2024 do të diskutohet akti i ekspertimit i kryer nga tre ekspertët e Institutit të mjekësisë ligjore Tiranë.

Në seancën gjyqësore tё zhvilluar për shtetasin Safet Gjici në 14 Nëntor 2024 mbi ” Caktimin e detyrave të ekspertëve të Mjekësisë ligjore ” kërkuesi Safet Gjici nuk u paraqit për arsye shëndetësore.Ndërkohë në atë seancë u paraqitën mbrojtja, organi i akuzёs dhe ekspertët mjeko-ligjorë.Pas betimit të tre ekspertëve mjeko-ligjorë atyre në mesin e muajit Nëntor të këtij viti nga Gjykata ju caktuan 11 detyra për të cilat ata në seancën e kësaj fillim jave duhet të japin përgjigje të argumentuara mjaft qartë .

Tre ekspertët e mjekësisë ligjore të cilët janë njohur me të gjitha aktet që janë pjesë e dosjes gjyqësore “Gjici” pas afro gjashtë jave pune sot do u japin përgjigje para Gjykatës pyetjeve të mëposhtme:

1. A vuan shtetasi Safet Gjici nga ndonjë sëmundje, nëse po, paraqisni, një historik të sëmundjes së tij nga koha e arrestimit të tij e deri në datën e kryerjes së ekzaminimit objektiv dhe cila është diagnoza?
2. Cilat janë patologjitë që konstatohen tek kërkuesi Safet Gjici?
3. A vuan kërkuesi nga diabeti dhe nëse po, cila eshtë shkalla e sëmundjes, pasojat e shkaktuara, terapia e ndjekur, a ka qënë efektive ajo dhe cili është mjekimi më i përshtatshëm që rekomandohet?
4. A ka shkaktuar diabeti insufiçencë të organeve jetësore?
5. A vuan kërkuesi Safet Gjici nga probleme kardio-vaskulare dhe nëse po cila ёshtë diagnoza?
6. A ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore të kërkuesit Safet Gjici gjatë qëndrimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, nëse po, a ka marrë trajtimin e përshtatshëm?
7. A van nga ndonjë sëmundje veçanërisht e rëndë, shtetasi Safet Gjici?
8. A ka nevojë kërkuesi për trajtim të specializuar dhe nëse po, a e ofron Institucioni Mjekësor ku ai është akomoduar këtё trajtim?
9. Në momentin e kryerjes së ekzaminimit objektiv, cila është gjëndja shëndetësore e kërkuesit, a është e tillë, që përben rrezik për jetën e kërkuesit?
10. Nëse po, cila është terapia efektive e përshtatshme për eleminimin e këtij rreziku dhe a e mundëson Institucioni Mjekësor ku gjendet aktualisht?
11. A rrezikohet jeta e kërkuesit nëse qëndron i izoluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale?

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici sipas avokatit të tij Markeljan Jance vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Sipas Jançes, këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore. Gjici vuan dënimin në Burgun e Kosovës në Lushnje dhe aktualisht ndodhet në një klinikë mjekësore në një spital privat ku prej disa muajsh po kurohet për problematikat shëndetësore me të cilat ai po përballet në këtë periudhë.

Next Post
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun/ U lirua nga amnistia, Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun/ U lirua nga amnistia, Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj

TË FUNDIT

Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
Aksionet e fundit të qeverisë/ Frrok Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

“Drejtësia të veprojë”, Çupi: Kur Berisha proteston, ka për qëllim të vrasë

February 12, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

Balla: Politikanët të arrestohen vetëm në flagrancë! Mungesa e vendimeve nga GJK, përgjegjësi e Kuvendit

February 12, 2026
Takimet me diasporën shtyjnë Kongresin, Klosi: Në Itali do kemi më shumë shqiptarë, asnjë problem me autoritetet

“Tani e gjete që jemi në zgjedhje”, Klosi: Edison Memolla u dënua për një shprehje në telefon

February 12, 2026
Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

February 12, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

February 12, 2026
“Do përgjigjemi egërsisht”, “Skifteri” i Pentagonit paralajmëron Europën

“Do përgjigjemi egërsisht”, “Skifteri” i Pentagonit paralajmëron Europën

February 12, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

February 12, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Betejat populiste me kauza gjysmë të ndershme

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In