• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seanca në GJKKO, avokatët e Veliajt: Shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor

by El Be
02/02/2026 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një deklaratë për mediat, avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë reaguar pas zhvillimit të seancës së tij sot në GJKKO.

Sipas avokatëve të tij, seanca e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, konfirmoi se procesi në zhvillim ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor.

“Kjo çështje do të hyjë në historinë e jurisprudencës shqiptare si shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të çdo elementi të procesit të rregullt ligjor”, thuhet në këtë deklaratë, teksa mbrojtja e Veliajt ka paraqitur me pika ato që sipas tyre konsiderohen shkelje të një gjykimi të rregullt ligjor.

Reagimi i plotë:

Mbi seancën e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Seanca e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj konfirmoi edhe një herë se procesi në zhvillim ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor.

Edhe sot, Erion Veliaj u detyrua të vijojë mbrojtjen vetë, pavarësisht se gjykata i kishte caktuar një avokate kryesisht, jashtë vullnetit të tij. Edhe avokatja e caktuar nga gjykata deklaroi qartë në seancë se nuk ka pasur asnjë mundësi reale për t’u njohur plotësisht me dosjen, as për ta konsultuar atë me Veliajn dhe për këtë arsye kërkoi kohë shtesë për të ushtruar mbrojtjen.

Kjo kërkesë, në mënyrë të pashpjegueshme dhe arbitrare, jo vetëm u refuzua nga gjykata, edhe pse bëhej fjalë për një mbrojtëse të caktuar prej vetë saj, por u shoqërua edhe me batuta dhe shprehje tallëse ndaj aktivitetit të saj profesional privat, duke denigruar një profesioniste të lirë të zgjedhur nga vetë gjykata.

Në mënyrë absurde, gjykata e konsideroi mbrojtjen të “ezauruar”, në një situatë ku:
•as avokatja e caktuar nga shteti,
•as vetë Veliaj, nuk kishin njohur dosjen, dhe për rrjedhojë nuk kishin asnjë mundësi reale për të ushtruar mbrojtje efektive.

Kur gjykata pyeti kryetarin e Bashkisë nëse dëshironte të bënte parashtrime mbrojtëse, Erion Veliaj u shpreh qartë se patjetër që dëshironte të mbrohej, duke theksuar se kishte ardhur në seancë edhe i sëmurë, me temperaturë, pikërisht për këtë qëllim. Por, ai ngriti pyetjen thelbësore:

“Si mund të realizoj mbrojtje, kur nuk më jepet mundësia të njihem me dosjen? Këtë mundësi nuk ia keni dhënë as avokates që ju vetë keni caktuar.”

Në seancë ndërhynë edhe avokatë të akuzuave tjerë, të cilët theksuan se një cenim kaq i rëndë i të drejtës së mbrojtjes nuk është parë dhe dëgjuar ndonjëherë, ndërkohë që zgjidhja ishte elementare: t’i jepej mundësia Veliajt të njihej me dosjen, qoftë edhe përmes një laptopi. Edhe kjo kërkesë u refuzua.

Akoma më alarmante janë argumentet e ngritura nga prokuroria, të përsëritura edhe në seancën e masës së sigurimit, sipas të cilave kryetari i Bashkisë së Tiranës paska paguar avokatë jashtë vendit për të “lobuar” kundër tyre, dhe për rrjedhojë “ka mundësi të gjejë avokat edhe në Shqipëri”.

Ky argument është thellësisht keqdashës dhe juridikisht i pavlefshëm. Erion Veliaj nuk ka pretenduar kurrë se nuk gjen avokat. Ai ka kërkuar të mbrohet vetë pikërisht për të pasur mundësinë të njihet me dosjen, sepse asnjë avokat nuk mund të realizojë mbrojtje pa konsultim me klientin dhe ky konsultim është i pamundur pa njohjen e dosjes nga vetë i Veliaj. Madje, edhe avokatja e caktuar nga shteti, jo nga Veliaj, i shpjegoi gjykatës në këtë seancë se: “Edhe sikur të isha njohur me dosjen (gjë që s’ka ndodhur) si mund t’i mbaj mend 61 mijë faqe dhe t’ia riprodhoj z. Veliaj, kur nuk ia japin as të printuara, as laptop që t’i lexojë në USB”.

Qëndrimi i prokurorëve përfaqëson një urrejtje të hapur ndaj avokatit dhe vetë të drejtës për mbrojtje. Në këtë logjikë të rrezikshme, ushtrimi i së drejtës për t’u mbrojtur është shndërruar në rrethanë rënduese.

Absurdi arrin kulmin kur prokuroria paraqet si “provë” në gjykatë:
•një portal mediatik,
•opinionin e një gazetari dhe asnjë provë ligjore për të ashtuquajturin “lobim”, një aktivitet plotësisht i ligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjykata pranon portalin si provë dhe mbi këtë bazë, e konsideron këtë një arsye shtesë pse Erion Veliaj duhet të vijojë të mbahet në burg, pse Kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet të vijojë të mbahet në burg dhe pse qytetarët e Tiranës duhet të vijojnë të privohen nga drejtimi i bashkisë nga i zgjedhuri i tyre. Pra, pse ai duhet të ndalojë edhe çdo aktivitet mbrojtës për veten e tij.

Përballë kësaj sjelljeje haptazi të njëanshme, në favor të prokurorisë dhe në shurdhim e verbim të plotë ndaj kërkesave minimale të mbrojtjes, Erion Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, e cila, për arsye që i di ajo dhe prokurorët, është shndërruar në një palë me ta.

Kjo çështje do të hyjë në historinë e jurisprudencës shqiptare si shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të çdo elementi të procesit të rregullt ligjor. Ajo përfaqëson kufirin planetar të skandalit juridik që po prodhon e ashtuquajtura “drejtësi e re” në Shqipëri.

 

Next Post
Grevë në transportin publik në Gjermani, 100 mijë punonjës kërkojnë paga dhe kushte të mira pune

Grevë në transportin publik në Gjermani, 100 mijë punonjës kërkojnë paga dhe kushte të mira pune

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Qeveri teknike, ose vdekje? Gërdeci, prova e parë!

February 2, 2026
“Kushte moderne për 650 nxënës e mësues”, hap dyert pas rindërtimit shkolla ‘Lef Sallata’ në Vlorë

“Kushte moderne për 650 nxënës e mësues”, hap dyert pas rindërtimit shkolla ‘Lef Sallata’ në Vlorë

February 2, 2026
Iu kundërpërgjigj me armë zjarri atentatorëve në Lezhë, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

Iu kundërpërgjigj me armë zjarri atentatorëve në Lezhë, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

February 2, 2026
Frika e kaosit të udhëtimeve gjatë verës, shtyhet deri në shtator zbatimi i Sistemit të Hyrjes/Daljes në BE

Frika e kaosit të udhëtimeve gjatë verës, shtyhet deri në shtator zbatimi i Sistemit të Hyrjes/Daljes në BE

February 2, 2026

SPAK po tenton të konsiderojë krim përpjekjen e Veliajt për t’u mbrojtur me avokatë të huaj

February 2, 2026
“E kam shkruar me lot!”/ Iu rikthye muzikës pas tragjedisë në familje, Gjesti publikon foton: Kapitull i ri!

“E kam shkruar me lot!”/ Iu rikthye muzikës pas tragjedisë në familje, Gjesti publikon foton: Kapitull i ri!

February 2, 2026
“Foltorja”/ Sali Berisha para Kryeministrisë: Do të dalim në protesta deri në fitore

“Foltorja”/ Sali Berisha para Kryeministrisë: Do të dalim në protesta deri në fitore

February 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mërgata shqiptare, nga kujtesë e së kaluarës në subjekt aktiv

February 2, 2026
Skema mashtruese për kredi online, zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Qytetarët të tregojnë kujdes!

Skema mashtruese për kredi online, zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Qytetarët të tregojnë kujdes!

February 2, 2026
Pse Amerika duhet t’i mbështesë kryengritësit iranianë?!

Pse Amerika duhet t’i mbështesë kryengritësit iranianë?!

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In