Zbardhen pjesë nga fjala e Erion Veliajt në Apelin e GJKKO, ku kërkon lirinë.
Duke folur për ‘provat e reja’ që SPAK ka dorëzuar, burime bëjnë me dije se Veliaj është shprehur se përse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?
“Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit ‘prova të reja’. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”, ka thënë Veliaj.
Veliaj ka kërkuar që të seanca të jetë e hapur për mediat dhe të deklarojë publikisht përgjimet e kryera ndaj tij.
“Keni sjell “prova të reja”, kërkoj të sillni kamerat dhe kjo seancë të jetë e hapur për median. Silllni mediat që t’i deklaroj publikisht edhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk kam asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut. Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”, ka thënë Veliaj.
Seanca një ditë më parë u shty pasi mbrojtja e Veliajt kërkoi kohë të njihej me provat e reja që dorëzuan dy prokurorët e posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani. Aktualisht Veliaj është duke folur në seancë.