Gjykata e Lartë, në një seancë të mbajtur paraditen e kësaj të hëne, ka vendosur të zgjasë afatin e pezullimit të gjyqtares së Sarandës, Majlinda Andrea, e akuzuar për korrupsion.
Në argumentimin e vendimit, trupa gjykuese ka deklaruar se, pezullimi është i pamundur përsa kohë hetimi ndaj gjyqtares dhe bashkëshortit të saj është ende në vazhdim.
Gjithashtu, trupi gjykues ka rrëzuar kërkesat e avokatëve mbrojtës për shpalljen e pavlefshme të përgjimeve dhe të masës së sigurisë për Odise Andrean, bashkëshorti i gjyqtares./tch/a.k