• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Seanca ndaj Arbër Paplekajt, avokati: Frikë për sigurinë e tij, çështja të transferohet në Tiranë

by A R
02/12/2022 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijon saga e shtyrjeve të seancës ndaj Arbër Papelekajt, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në qytetin e Elbasanit, pak ditë para zgjedhjeve të prillit të vitit të kaluar.

Shkak këtë herë është bërë avokati i Emiljano Prengës, i cili nuk ka njoftuar mungesën në seancë.

Ndërkohë, gjykata vendosi që seanca e radhës të mbahet në datën 6 dhjetor, në orën 10:00, që përkon edhe me Samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar.

Në lidhje me shtyrjen e seancës ka folur edhe Marash Martinaj, avokati i Arbër Paplekajt, i cili iu përgjigj interesit të mediave sa i përket transferimit të çështjes në Tiranë, ndërsa nuk ka kursyer as batutat me ta.

Burime për A2CNN bëjnë me dije se, në shkresën e paraqitur për transferimin e çështjes, është parashtruar argumenti se mungon dhe se nuk ka siguri në ruajtjen fizike të klientit të tij, Arbër Paplekaj.

Sipas kërkesës në fjalë, zona e Gjykatës në Elbasanit është e pasigurt.

Si ndodhi ngjarja dhe reagimet e politikës:

Vrasja në Elbasan, që ndodhi pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021, shkaktoi reagime të shumta dhe akuza të ndërsjella nga ana e politikës.

Partia Demokratike akuzoi socialistët që po blinin vota për të fituar zgjedhjet, ndërsa shumica akuzoi opozitën se kishte ngritur një grup të armatosur për ta përdorur para dhe gjatë zgjedhjeve.

Viktima Pjerin Xhuvani është akuzuar më parë nga Partia Demokratike si organizator i përplasjes me simpatizantët e PD-së në Ditën e Verës në datën 14 mars.

Një video filmike e ngjarjes është prova kryesore e prokurorisë në hetim. Nga këqyrja e saj, hetuesit kanë konstatuar mospërputhje të veprimeve të kryera në ngjarje nga punonjësit e policisë, në krahasim me ato që kishin deklaruar më pas.

Sipas burimeve, të dyshuarit Nushi, aktualisht zv.drejtor i Policisë së Beratit dhe Palla zv.drejtor për rendin në Elbasan, ndonëse kanë qenë të pranishëm në situatën e tensionuar mes simpatizantëve të PD-së e PS-së, nuk kanë kryer veprimet e duhura në parandalimin e krimit dhe as nuk kanë koordinuar vartësit e tyre pas të shtënave.

Nga ana tjetër, hetuesit pretendojnë deklarime jo të vërteta edhe nga efektivët e policisë, që teksa ndodhi ngjarja po shoqëronin drejtuesin e një mjetit, ku sipas simpatizantëve të PD-së kishte materiale zgjedhore.

Çfarë deklaroi Paplekaj në sallën e gjyqit:

Vetë Paplekaj është shprehur se ishte detyruar të qëllonte me armë pasi konstatoi një mosreagim të forcave të policisë që ishin në vendngjarje.

“Ndërsa pashë mikun tim që ishte i plagosur në tokë dhe askush nga policia nuk ndërhyri, përballë kërcënimeve dhe fyerjeve që më vinin nga afër u detyrova të qëlloja pasi po më rrezikohej jeta”, mësohet të jetë shprehur Paplekaj përpara Gjykatës së Elbasanit.

Në këtë kontekst, i akuzuari së bashku me avokatin e tij, kanë kërkuar rihetim të ngjarjes, pasi sipas tyre në momentin kur është kryer në vendngjarje ekspertiza mbi dinamikën e konfliktit, as Paplekaj dhe as avokati i tij nuk janë njoftuar për të qenë të pranishëm.

Next Post
Të shtënat me armë në PD-në e Kurbinit, anëtari i Rithemelimit del para gjykatës

Të shtënat me armë në PD-në e Kurbinit, anëtari i Rithemelimit del para gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

February 2, 2026
Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

February 2, 2026
Projekti i plotë/ Arbjan Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Projekti i plotë/ Arbjan Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

February 2, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

February 2, 2026
Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

February 2, 2026
Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

February 2, 2026
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

February 2, 2026
“Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet!”/ Kryeministri i ishullit i prerë ndaj SHBA-së: S’jemi vetëm!

“Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet!”/ Kryeministri i ishullit i prerë ndaj SHBA-së: S’jemi vetëm!

February 2, 2026
Shitja fillon më 9 mars, zbulohen kategoritë e biletave dhe çmimet përkatëse për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shitja fillon më 9 mars, zbulohen kategoritë e biletave dhe çmimet përkatëse për ndeshjen Poloni-Shqipëri

February 2, 2026
“Shikojini këta ‘trimat’ që sjellin rrezik aksidentesh!”, Balla ndan pamjet nga parkimet dysh në rrugët e Tiranës

“Shikojini këta ‘trimat’ që sjellin rrezik aksidentesh!”, Balla ndan pamjet nga parkimet dysh në rrugët e Tiranës

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In