• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Së shpejti takim i dy qeverive Shqipëri-Kosovë”, Rama: Minishengeni synon lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë

by Java News
11/02/2020 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama zbardhi disa nga temat kryesore të diskutimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë në Shqipëri në këtë post.

Në një konferencë të përbashkët për media, Rama tha se ka diskutuar me Kurtin për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, që sipas tij, do të zhvillohet së shpejti në Shkodër.

Gjithashtu, dy kryeministrat kanë diskutuar edhe për procesin e Berlinit, i njohur edhe si “Mini-Shengeni Ballkanik”, për të cilin, kreu i qeverisë shqiptare the se prioritet kryesor mbetet lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës, ashtu si edhe njohja e saj.

“Ishte kënaqësi për ne të mirëprisnim delegacionin e kryesuar nga kryeministri i sapo dekretuar i Kosovës. Më vjen mirë që kemi pasur një komunikim të hapur, të rëndësishëm, intensiv për ku jemi dhe ku duam t’i çojmë marrëdhëniet tona, duke synuar një shpejtësi të re, në drejtim të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe duke gjetur angazhim të plotë e gatishmëri të plotë reciprokisht.

Kemi rëndë dakord që të fillojmë menjëherë përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive, e cila do të mbahet në Shkodër, sepse e fundit ishte në Pejë dhe aty u dakordësuam për Shkodrën, por një vakuum mes të dy mbledhjeve na imponon të bëjmë një mbledhje sa më produktive dhe jo vetëm kaq, por do të vendosim në funksion ndërshtetëror të përbërë nga ministra dhe përfaqësues të komisioneve parlamentare për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve, për të identifikuar problematikat dhe zbatimin e tyre dhe për t’ua adresuar mbledhjeve të dy qeverive.

Kemi diskutuar me kryeministrin edhe për procesin e Berlinit, dhe do vazhdojmë të flasim për të harmonizuar veprimet dhe hapat në funksion të nismës për implementimin e katër lirive themelore të BE në rajonin tonë, ku bashkëpunimi me Kosovën mbetet prioritet i prioriteteve për ne. Për mua, nëse finalizojmë lëvizjen e plotë të njerëzve, dhe pastaj edhe lëvizjen e plotë të mallrave, të kapitaleve e shërbimeve, nuk e kemi kryer detyrën tonë ndaj të ardhmes dhe njerëzve tanë. Është themelore që të jemi të gatshëm, të angazhuar dhe të qartë në çdo hap, për të hequr kufirin mes të dy shteteve dhe për ta bërë hapësirën e përveçme të secilit shtet një hapësirë të përbashkët lëvizjeje, ndërveprimi, bashkëpunimi.

Në fund, dua të theksoj se ne jemi 100% në mbështetje të Kosovës, në të gjithë betejën për të çuar përpara procesin e njohjes së plotë dhe të afirmimit të plotë përfundimtar si një shtet sovran, demokratik, në të gjitha instancat dhe në raport me të gjitha shtetet dhe institucionet”, tha Rama.

Next Post
Stuhia e frikshme merr përpara karrocën e foshnjës, fëmija përfundon në mes të rrugës (Video)

Stuhia e frikshme merr përpara karrocën e foshnjës, fëmija përfundon në mes të rrugës (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In