• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Së shpejti nis vaksinimi i stafeve në sektorin e turizmit”, Klosi: Të parët ato të hoteleve dhe pikave që vizitohen më shumë

by
30/03/2021 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Së shpejti do të nisë vaksinimi i stafeve të sektorit të turizmit dhe hotelerisë, në mënyrë që të kemi një sezon turistik sa më të plotë. Lajmi u dha nga Ministri i Turizmit, Blendi Klosi gjatë një takimi me operatorët turistik ku u tha se vaksinimi do të kryhet sipas listave të përgatitura nga shoqatat në sektorin e turizmit.

Klosi tha se fillimisht do të vaksinohen stafet e hoteleve dhe pikave që vizitohen më shumë nga turistët në mënyrë që këtë verë ta kemi sa më të lirë për zhvillimin e turizmit.  Megjithatë tha Klosi, pavarësisht procesit të vaksinimit përsëri protokollet e sigurisë për infektimin nga COVID-19 do të zbatohen, pasi duhet të sigurojmë një sistem turistik të kontrolluar dhe të sigurt që nuk do të kthehet në burim infeksioni.

“Pra, gjithë atë stafe që në industrinë e turizmit kanë kontaktin e parë me operatorët turistik. Do të dëshironim shumë që të ishim një vend nga të parët në rajon edhe natyrisht me një iniciativë unikale mbase edhe në Europë, ku hoteleri turizmi të vaksinohet i pari të kemi mundësinë që të jemi ashtu si në vitin e kaluar një vend me kufi të hapur, një vend që pret turistë natyrisht nga i gjithë rajoni si zgjedhje e tyre e parë, por edhe tregje që tashmë i kemi konsoliduar dhe me vaksinimin masiv të gjithë sistemit të turizmit ne do të kemi mundësinë që të jemi përsëri konkurrent të fortë në këtë industri shumë të vështirë”, tha Klosi.

Sipas tij, viti 2021 të jetë viti i rizgjimit të biznesit të turizmit në shkallë botërore, por po ashtu edhe për sa i përket turizmit të brendshëm, turizmit rajonal, turizmit mbarëkombëtarë edhe atij të vendeve të tjera të rajonit. Klosi tha se viti i kaluar që ishte viti më i keq i turizmit në historinë e tij botërore dhe rajonale, megjithatë Shqipëria ja doli që të kishte një biznese të qëndrueshme që mundën të mbijetonin.  Edhe pse kishte problematika shumë të mëdha, tha Klosi, përsëri nuk ndaluan investimet në infrastrukturën hotelere, si në gest house, bujtina, agroturizëm.

“Do të duhet nga shoqatat që ju përfaqësoni të kemi një listim të hoteleve të cilat kanë kontratat më të sigurta me operatorët turistik. Do të duhet të kemi një listim të hoteleve dhe pikave që vizitohen më shumë dhe janë le të themi ato pikat e para që duhet të vaksinohen, pasi ne kemi mundësi që të vaksinojmë një numër të konsiderueshëm të sektorit të turizmit, por mundësitë nuk janë pa fund. Prioritetet do të vazhdojnë të jetë vaksinimi i grupeve të targetuara tashmë dhe sidomos të moshës së tretë, të cilët janë më të rrezikuar. Por, do të doja shumë që ne ta rikthenim edhe këtë proces në një proces marketing për Shqipërinë, në një proces ku ajo çfarë ne kemi edhe kryefjalën e turizmit shqiptar mikpritja edhe sjellja e mirë karshi qytetarëve të shoqërohet edhe me një garantim nëpërmjet vaksinimit të higjienës dhe të kushteve të trajtimit të sëmundjes”, tha Klosi./ b.h

Next Post
“Po infekton qytetarët me mitingjet”, PD i përgjigjet Ramës: I frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin

"Po infekton qytetarët me mitingjet", PD i përgjigjet Ramës: I frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In