• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Së shpejti nis edhe ndërtimi i shkollës së re”/ Veliaj prezanton projektet për zonën e Freskut, Thesarit dhe të Qesarakës

by Java News
24/10/2020 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas zgjidhjes së problemit të ujit të pijshëm, që ishte një kërkesë disavjeçare e banorëve, Bashkia e Tiranës nis shumë shpejt punimet për rehabilitimin e rrugëve në zonën e Freskut, Thesarit dhe të Qesarakës. Gjatë takimit me gratë dhe të rinjtë socialistë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se këto investime nuk janë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratat e ardhshme.

“I gjithë rrjeti i ujësjellësit është vendosur më në fund dhe Fresku është futur në rrjetin qendror të Ujësjellësit të Tiranës, duke u larguar nga puset dhe zgjidhjet provizore. Me të mbaruar faza e ngjeshjes së tokës, do të fillojmë me shtresat asfaltike dhe sinjalistikën. Atëherë mund të themi realisht që Fresku, Thesari, Qesaraka është integruar në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Lajmi tjetër i mirë nga kryebashkiaku ishte ndërtimi i shkollës së re, e cila do të ketë të integruar parashkollorin, 9-vjeçaren dhe të mesmen. “Sapo kemi nënshkruar kontratën dhe siç filluam te Njësia 8, për punë ditësh do të fillojmë kantierin te ish-SHIU (Shërbimi Informativ Ushtarak). Do të jetë një mega-kantier dhe një shkollë 10 mijë metra katrorë, 9-vjeçare dhe e mesme. Për prindërit është një lehtësi e jashtëzakonshme sepse që nga mosha 4-5 vjeç deri në 18-vjeç, fëmija nuk ka nevojë të largohet nga lagjja, nuk ka nevojë të harxhojë një orë në fugon vajtje-ardhje”, tha ai.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Parkime të gabuara, Policia aksion në Rrugën e Kavajës: 135 gjoba për 12 orë

VIDEO/ Parkime të gabuara, Policia aksion në Rrugën e Kavajës: 135 gjoba për 12 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In