• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Së shpejti krijohet Agjencia e Sportit, Veliaj: Nxitim të rinjtë të merren më shumë me sport

by Java News
10/02/2020 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas shtimit të terreneve sportive, organizimit me sukses të Maratonës së Tiranës dhe Triathlonës, Bashkia e Tiranës do të krijojë së shpejti Agjencinë e Sportit, e cila do të jetë e dedikuar për zhvillimin në mënyrë të vazhdueshme të aktiviteteve sportive. Nga mjediset sportive të shkollës “Dora D’Istria”, ku u zhvillua kampionati i basketbollit mes shkollave 9-vjeçare të Njësisë 10, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dha lajmin e mirë se përveç Agjencisë për të Rinjtë, së shpejti do të krijohet edhe një agjenci për sportet.

“Siç kemi agjencinë e rinisë, së shpejti në Bashkinë e Tiranës do të themelojmë edhe një agjenci të sporteve, për aktivitete që deri tani i kemi bërë në mënyrë sporadike. Tani duam t’i bëjmë në mënyrë më të organizuar, duke pasur një agjenci ekskluzive vetëm për sportin, sidomos për sportin në komunitet. Nëse merremi më shumë me sport jo vetëm do të jemi më të shëndetshëm, por do të kemi edhe pak më shumë paqe me njëri-tjetrin”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi para të vegjëlve rëndësinë e punës në skuadër, duke përcjellë një mesazh edhe për ata aktorë të shoqërisë që kundërshtojnë punët e mira dhe investimet që bëhen në kryeqytet.

“Loja në skuadër na mëson se gjërat nuk i bëjmë dot të vetëm. Mund të jesh basketbollisti më i madh, por po nuk ta pasoi njeri topin, nuk luan dot vetëm ti. Një nga problemet që kemi në Shqipëri është se njerëzit që nuk kanë mësuar të lozin në skuadër thonë: “Secili për vete, Zoti për të gjithë”. Nuk ka secili për vete, nuk funksionon një qytet me secili për vete, nuk funksionon një shtëpi me secili për vete. Ne nuk dimë të humbasim si shoqëri, ne themi vetëm fitore, fitore, fitore, por s’ka vetëm fitore, jeta ka edhe fitore, edhe humbje, jeta ka edhe ngritje në këmbë, edhe rrëzime”, u shpreh ai.

Duke risjellë në vëmendje situatën e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit, Veliaj tha se për të ecur përpara duhet të tregohemi sa më solidarë me njëri-tjetrin, dhe të edukojmë shoqërinë me vlerat më të rëndësishme.

“Tërmeti na mësoi se nuk ka rëndësi sa u trembëm, ai i frikëson të gjithë, por se disa gjëra në këtë botë dëmtohen, një makinë aksidentohet, një pallat prishet, një shtëpi shembet, pra gjërat materiale mund të dëmtohet, por vetëm ajo që kemi në kokë, dijet tona, vlerat tona, nuk ka njeri që na i merr”, përfundoi Veliaj.

Me rikonstruksionin e shkollave, Bashkia e Tiranës u ka kushtuar një vëmendje të veçantë shtimit të terreneve sportive dhe palestrave, të cilat përveç gjatë orëve të mësimit, mund të përdoren edhe pasdite nga komuniteti i zonës. /e.s/

Next Post
Ndërtimi i aeroportit të Kukësit, zgjidhet kompania që do mbikëqyrë realizimin e punimeve

Ndërtimi i aeroportit të Kukësit, zgjidhet kompania që do mbikëqyrë realizimin e punimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In