• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Së shpejti dalin emra gjyqtarësh e prokurorësh…”, premtimi në Bruksel për negociatat

by A R
20/11/2017 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit të PS Taulant Balla u shpreh optimist lidhur me vendimin e BE sa i takon çeljes së negociatave me Shqipërinë. Në fjalën e mbajtur në Tryezen e Nivelit të Lartë mbi Procesin e Integrimit Europian të Ballkanit Perëndimor, Balla deklaroi se Shqipëria ka ndarmërrë disa reforma të thella, duke theksuar reformimin e drejtësisë dhe ligjin për pakicat të cilat u miratuan me konsensus.

Në kuadër të zbaitmit të vettingut, Balla tha se shumë shpejt do të dalin emra konkretë gjyqtarësh e prokurorësh të korruptuar. Ai shtoi se shqiptarët e presin këtë vendim prej dy dekadash, dhe se vendi do të vijojë rrugën e reformimit.

Pjesë nga fjalimi i Bashës:

Sebashku me koleget Spaho (PD), Vasili (LSI) dhe Kushi (PS) po marrim pjese ne Tryezen e Nivelit te Larte mbi Procesin e Integrimit Europian te Ballkanit Perendimor

Nje pjese e fjales time te mbajtur ne sesionin e pare te Tryezes.

Bashkimi Europian do te marre se shpejti nje vendim mbi axhenden e negociatave me Qeverine tone drejt anetaresimit te Shqiperise ne familjen europiane. Ky eshte nje hap, te cilin shqiptaret, pavaresisht bindjeve apo perkatesise politike, e kane pritur per me shume se dy dekada.

Edhe prezenca jone e te tre kryetareve te grupeve me te medha politike ne Kuvendin e Shqiperise e konformon kete mbeshtetje per hapjen sa me shpejt te negociatave.

Eshte pergjegjesia jone t’ju informojme mbi hapat e veshtire, por te domosdoshem, që ne në Shqipëri kemi marre dhe po marrim per tu pergatitur per konformitetin me acquis communautaire.

Pavaresisht polarizimit politik si ne cdo vend tjeter te Ballkanit, ne kemi mundur qe te miratojme me konsensus reforma te rendesishme sic ishte reforma ne drejtesi, apo ligje te standardeve europiane sic ishte ligji per pakicat kombetare, nje shembull per tu ndjekur edhe per vendet e tjera te rajonit.

Nje vit me pare, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqiperine ne vleresim te progresit ne permbushjen e prioriteteve kyç dhe ne varesi te progresit te prekshem dhe te besueshem te reformes ne drejtesi, ne menyre te vecante ri-vleresimi (vetting) i gjyqtareve dhe prokuroreve.

Une e falenderoj Komisionin Europian per angazhimin dhe per mbeshtetjen qe po i jep implementimit te procesit te vetting-ut. Shume shpejt do te kemi rezultate konkrete, me emra konkrete gjyqtaresh dhe prokuroresh.

Nderkohe ne kemi marre pergjegjesine tone ne nje hap tjeter. Gjate javeve te fundit Qeveria jone ka miratuar nje plan shume ambicioz ne luften kunder krimit te organizuar. Ne i kemi vendosur drejtuesit e grupeve kriminale ne shenjestren ndershkuese te ligjit: “kudo qe te fshiheni, ne do t’ju kapim, ne do t’ju arrestojme dhe me besimin tek sistemi i ri i drejtesise per t’ju ndershkuar me burg.” Ne jemi ne nje proces te ndertimit te nje infrastrukture te zbatimit te ligjit ne gjithe vendin me qellim crrenjosjen e grupeve kriminale dhe parandalimin e infektimit te gjeneratave te reja.

Ne lidhje me luften kunder kultivimit te kanabisit, sic e konfirmoi edhe Gjenerali Screpanti i Guardia, per vitin 2017 Shqiperia kishte vetem 88 plantacione te dyshuara, ose 150 here me pak se nje vit me pare. Pra, Shqiperia nuk eshte me kryeqyteti europian i kanabisit, sikurse ndonje media kane patur deshiren ta quajne. Industria e kanabisit po vdes. Ne jemi te vendosur t’i japim fund, njehere e pergjithmone, brenda 31 dhjetorit te ketij viti.

Duke e rifalenderuar Parlamentin Europian per mbeshtetjen dua te riperseris kerkesen tone per te filluar axhenden e negociatave per anetaresim.

Ne perfundim, besoj se shpreh mendimin e te gjitha delegacioneve nga Ballkani, BE duhet t’i jape fund izolimit te qytetareve te Kosoves dhe te perfshije vendin e vetem te mbetur ne rajonin tone ne marreveshjen e liberalizimit te vizave.

/a.m.

Next Post
Ja shenjat e Horoskopit që kanë çelësin e suksesit

Horoskopi, e martë 21 nëntor 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

April 6, 2026
BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

April 6, 2026
“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

April 6, 2026
Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

April 6, 2026
U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In