• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Së pari një ampulë me helm për qenushen Blondi, pastaj diktatori vrau veten

by Enver Robelli
30/04/2025 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Si sot para 80 vitesh – më 30 prill 1945 – Adolf Hitleri vrau veten. Një javë më vonë Gjermania kapitulloi. Kështu mori fund Lufta e Dytë Botërore.

Blondi – kështu quhej qenushja e Adolf Hitlerit, e cila i kishte qëndruar besnik diktatorit për shumë vite. Fotografitë ku ata shihen së bashku synonin të tregonin “anën njerëzore” të Hitlerit, i cili s’kishte anë njerëzore, nëse merren parasysh krimet e mëdha që ia shkaktoi njerëzimit.

Në fund të prillit 1945 Hitleri e kishte kuptuar përfundimisht se po vinte fundi. Trupat sovjetike marshonin drejt Berlinit, nazistët nuk mund të prisnin mëshirë prej tyre. Më 30 prill rreth orës 14:00 Hitleri dhe e dashura e tij Eva Braun, të cilën e kishte martuar në çastet e fundit të jetës në shenjë falënderimi për lojalitetin, u tërhoqën në hapësirat private të bunkerit ku Hitleri po strehohej. Bashkëpunëtorëve më besnikë diktatori u shpërndau ampula me helm dhe i porositi që mundësisht, për të mos rënë në duar të sovjetikëve, t’u dorëzoheshin trupave britanike apo amerikane. Më parë me një ampulë të tillë ishte vrarë Blondi, qenushja e Hitlerit. Vetë diktatori vrau veten me një plumb në gojë. Hitleri me gjasë nuk dëshironte të përjetonte fatin e Benito Mussolinit. Ai ishte vrarë nga partizanët italianë më 28 prill 1945 dhe një ditë më vonë ishte varur dhe ekspozuar në një pikë karburanti në Milano.

Rreth orës 15:30 një sherbëtor hapi derën dhe njoftoi të pranishmit në bunker se ajo që pritej kishte ndodhur: Hitleri kishte vrarë veten. Gruaja e tij, ndërkaq, kishte marrë një ampulë me helm. Pastaj kufomat u nxorën në oborrin e bunkerit, mbi to u hodh benzinë dhe pas disa përpjekjeve atyre iu vu zjarri. Mbetjet mortore të Hitlerit dhe gruas së tij u groposën në kopshtin e bunkerit.

Si pasardhës në postin e presidentit të Rajhut Gjerman dhe komandant të Wehrmachtit, forcave ushtarake gjermane, Hitleri e caktoi admiralin Karl Dönitz. Shefin e propagandës Joseph Goebbels e emëroi kancelar të Rajhut. Po më 30 prill 1945, rreth orës 22:40, mbi kulmin e Rajhstagut (parlamentit) në Berlin valonte flamuri sovjetik. Atë e vendosi ushtari sovjetik Mihail Minin. Meqë nuk qëlloi një fotograf për të dokumentuar këtë moment ikonik, krejt ngjarja e inskenua sërish më 2 maj 1945. Më 1 maj Joseph Goebbelsi dhe gruaja e tij, para së të vrisnin veten, i vranë 6 fëmijët e tyre. “Fëmijë, mos u frikësoni, doktori po ju jep tani një injeksion, të cilin e marrin të gjithë fëmijët dhe ushtarët”, ju tha Magda Goebbeles Kunz fëmijëve të saj. Mjeku u injektoi atyre morfium. Kur fëmijët fjetën, Magda e urdhëroi mjekun t’ua fusë në gojë nga një ampulë me helm. Meqë mjeku s’gjeti forcë ta bëjë këtë, u urdhërua një mjek tjetër, i cili kreu këtë vepër.

Ndonëse Hitleri tashmë kishte vdekur, opinioni gjerman nuk dinte gjë. Më 1 maj, mes orës 21:00 dhe 22:25, radioja Reichssender Hamburg ndërpreu tri herë programin duke paralajmëruar një lajm të rëndësishëm nga qeveria gjermane. Mes ndërprerejeve u emituan pjesë të operave të Richard Wagnerit (“Tannhäuser”, «Rheingold» dhe “Götterdämmerung”) dhe Simfonia e Shtatë e Anton Brucknerit. Dikur u dëgjua zëri i spikerit: “Nga shtabi kryesor i fyrerit njoftohet se fyreri ynë, Adolf Hitleri, ka rënë sot pasdite në komandën e tij në Kancelarinë e Rajhut, duke luftuar deri në frymën e fundit kundër bolshevizmit, për Gjermaninë”. Shkaku i vdekjes dhe rrethanat u mbajtën të fshehura qëllimisht.

Pastaj fjalën e mori admirali Karl Dönitz, i cili u përbetua se lufta do të vazhdojë për të shpëtuar gjermanët nga “bolshevizmi”. Në vijim u emituan himni gjerman dhe kënga e Horst Wessel, një paramilitar nazist i vrarë më 1930 nga një komunist gjerman. Pasuan 3 minuta heshtje, pastaj u emitua muzikë funebër, mes tyre “Eroica” e Beethovenit. Programi i radios përfundoi me fjalët: “Përshëndesim dëgjuesit tanë në Gjermani dhe në botën e jashtme, ushtarët tanë në det, në front dhe në ajër me përshëndetjen gjermane: Heil Hitler”. Disa gjeneralë gjermanë, të internuar afër Londrës, e quajtën Karl Dönitzn “lopë”, “sharlatan” dhe “Hitler të vogël”. 8 ditë më vonë krerët nazistë nënshkruan kapitullimin.

 

Next Post
Vrasja në Vlorë, ky është bashkëpunëtori i dyshuar në ekzekutimin e Renato Hoxhajt

Vrasja në Vlorë, ky është bashkëpunëtori i dyshuar në ekzekutimin e Renato Hoxhajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In