• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BE-së i mbetet vetëm t’i ndjekë zhvillimet rreth Haradinajt

by Java News
07/01/2017 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zyrtare e lartë evropiane i tha Radios Evropa e Lirë, se BE-ja “po e ndjek me kujdes zhvillimin” rreth rastit Haradinaj, por nuk dha ndonjë hollësi më shumë mbi mundësinë e intervenimit në këtë rast.

 

“BE-ja po kontrollon informacionet që ka në dispozicion rreth rastit dhe po i përcjell nga afër zhvillimet”, tha zëdhënësja e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Maja Kocijançiq, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Autoritetet në Francë e ndaluan, të mërkurën, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në aeroportin e Bazelit bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe, me të cilin Haradinaj akuzohet për krime gjatë luftës në Kosovë.

Arrestimi i Haradinaj çoi në ftohje marrëdhëniesh, edhe ashtu jo fort të mira, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe kjo e fundit mori vendimin që t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë presidentit serb Tomisllav Nikoliç, në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse.

Beogradi tha se po kërkon ekstradimin zyrtar nga Franca të Ramush Haradinajt, siç tha, “për ta përballur me akuzat për krime lufte”.

Të dyja palët kanë nisur një proces të normalizimit të marrëdhënieve që prej më shumë se 5 vjetësh, me lehtësimin e BE-së dhe kanë arritur një numër marrëveshjesh përfshirë edhe atë të Kodit telefonik për Kosovën.

Një numër i marrëveshjeve, përfshirë edhe renovimin e urës në Mitrovicë, u ndaluan që prej ndërtimit të një muri në pjesën veriore të qytetit.

Bashkimi Evropian, ka ripërsëritur thirrjet për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjeve dhe vazhdimin e dialogut. Zëdhënësja Kocijançiç tha se megjithatë se të dyja palët janë të përkushtuara për normalizim dhe se “BE-ja pret që kjo të vazhdojë pa pengesë”.

“Edhe Kosova edhe Serbia janë përkushtuara për normalizimin e marrëdhënieve dhe përpjekjet e BE-së në këtë drejtim do të vazhdojnë”, i tha Evropës së Lirë, Maja Kocijançiç. (b.an)

Next Post
Sot kundër Villarealit, Sadiku pret me padurim aventurën evropiane

Zyrtare/ Sadiku bashkohet me Tramezzanin te Lugano

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

March 3, 2026
Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

March 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha po i dëshpëron demokratët duke u shfajësuar për sulmin mbi ish-shtëpinë e Enver Hoxhës

March 3, 2026
Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

March 3, 2026
Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

March 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Operacioni “Flaka e Fundit”

March 3, 2026
“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

March 3, 2026
VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In