Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një status në Facebook, ka ironizuar kryeministrin Rama duke thënë se ky i fundit ka filluar të ketë probleme me gjuhët.
“Pak ditë më parë nuk kuptonte italishten e prokurorëve antimafia.
Dje Ramën dhe mediat e kazanit të tij ‘i ngatërroi’ anglishtja e zyrtarit të lartë amerikan Hoyt Brian Yee…
Sot ambasadori Lu foli në shqip dhe tha të njëjtën gjë që një ditë më parë e tha eprori i tij.
Po Rama ‘u ngatërrua’ edhe më keq” – shkruan Paloka në postimin e vet.
Deputeti demokrat, nuk ka ngurruar ta krahasojë kreun e qeverisë me ‘gomarin’ e fabulës me ujkun.
“Se kush është ujku unë nuk e di, por për gomarin jam më se i sigurt” – shkruan Paloka. /b.d