Kryeministri Rama ka thyer heshtjen pas transmetimit të pjesës së dytë të regjistrimit mes Albert Veliut dhe Jetmir Olldashit.
Përmes Facebook, kreu i ekzekutivit ironizon pamjet e emisionit “Ajsberg” të hënën në mbrëmje.
Ai shprehet se opozitës i është djegur siguresa e mendjes dhe se gjithçka po del një bllof.
Postimi i Ramës:
“Se këtu në vendin tim edhe kungulli ka kuptim!”, vjershëronte i madhi Këthe Spiri.
Sinqerisht pyes veten këtë herë nëse Lulëzimi dhe shqupatarët e tij, janë të dëshpëruar e të pacipë si ngahera apo u është djegur edhe siguresa e mendjes, që vajtën deri në pikën ku luajnë publikisht një bllof kaq skandaloz si ky i këtij ditziut Babale me këtë gazetarin Jetmir?”