• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’duan të shtrëngojnë duart”, Balluku ironi me PD: Duhet të jetë shokuese të të heqin mandate nga lista e mbyllur

by A R
13/05/2025 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qarkun e Fierit ka përfunduar numërimi i votave, me Partinë Socialiste që ia del të marrë 12 mandate, teksa pritet edhe numërimi i votave të Diasporës, ku rezulton se vetëm koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet” mund t’ia rrezikojë fitoren historike, duke qenë ende në lojë për një mandat.

Pas përfundimit të kutisë së fundit në KZAZ 60, për mediat foli drejtuesja politike e PS në këtë qark, Belinda Balluku e cila u shpreh e lumtur për tejkalimin e pritshmërive në mandate dhe shprehu vlerësim për procesin që ka vijuar pa problematika dhe ndërprerje.

Balluku nuk e kurseu një goditje për rivalët e saj nga Partia Demokratike, duke thënë se “të të heqin mandate nga lista e mbyllur duhet të jetë shokuese”.

“Gjithçka ka shkuar mirë në një proces model pa problematika, pa ndërprerje, ndaj unë gjej rastin të falënderoj të gjithë trupën që e administroi, të majtë dhe të djathtë.  Sa i përket rezultatit kemi qenë të përgatitur për një rezultat të thellë sepse PS nuk punon kuturu me thënë të drejtën. Ne punojmë në një mënyrë me takime, tryeza dhe fryma ndihet. Kemi qenë të përgatitur për 11 mandate por mandati i 12-të është realizim i një dëshire që me të vërtetë unë jam shumë e lumtur. Me kutitë që janë numëruar tani PS është mbi 63% në rang qarku. PD është në 25%, duke parë edhe trendin e Diasporës, PD nuk ka më asnjë shans për të marrë mandat tjetër në këtë qark. Është fitore historike për ne dhe humbje historike për ta”, tha Balluku.

E pyetur nëse është përshëndetur apo ka shtrënguar duart me ndonjë nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike, ajo tha nuk i ka parë në terren, ndërsa i ftoi të reflektojnë dhe të kuptojnë si fitohen garat.

“Nuk mbaj mend të kem shtrënguar duart me ndonjë, pasi nuk i shtrëngojnë duart demokratët asnjëherë. Herën e fundit që ne kemi dal të humbur nga një KZAZ ishte 2011. Ne na buron gjithë forca dhe mënyra e organizuar siç duhet të punojë një parti është nga vjedhja flagrante e 2011. Aty mësuam se PD nuk dinte të fitonte ndryshe por vetëm duke vjedhur, ndaj ne që nga ajo kohë kemi punuar për t’u organizuar në terren. Kandidatët tanë për deputetë kanë shtrënguar duar me këdo, janë ulur në tryezë me këdo. Kjo është diferenca mes PS dhe PD. Nuk qëndron asgjë nga gjërat e tjera që thonë. Krahasoni se kush e drejtoi këtë fushatë dhe qarqet për PD dhe këtu do e gjeni përgjigjen dhe do ta gjejë vetë PD se nuk po di nga vjen kjo fitore”, u shpreh Balluku.

Next Post
Mbyllet numërimi në Vlorë, PS fiton 9 mandate, i lë vetëm tre PD-së

Mbyllet numërimi në Vlorë, PS fiton 9 mandate, i lë vetëm tre PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

March 15, 2026
Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

March 15, 2026
“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

March 15, 2026
Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

March 15, 2026
Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

March 15, 2026
U zunë në rrjete sociale, si degradoi sherri në gjimnaz, u përleshën 8 adoleshentë

Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 26-vjeçari! Policia në kërkim të autorit

March 15, 2026
Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

March 15, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

March 15, 2026
Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

March 15, 2026
Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In