• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’duam prokurorë oportunistë”/ PS kundër zgjatjes së mandatit të Arben Krajës në SPAK, i thotë “jo” projektit të Alibeajt me 92 bashki

by Java News
26/09/2022 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj, ka deklaruar se mazhoranca është kundër projektit të opozitës për ndarjen e re territoriale me 92 bashki, duke shtuar se harta e re territoriale bazohet mbi llogari elektorale të Partisë Demokratike dhe jo në interesin e qytetarëve.

“Ne jemi për një ndarje territoriale që ka 61 bashki. Nëse ne do të pranonim ndryshime për ndarjen administrative territoriale, do ta benim që t’i shërbente rritjes së shërbimit të qytetarëve, por kur reforma territoriale kërkohet për llogari elektorale, qëllimi i të qenit në funksion të publikut, ka rënë. Kështu që ne nuk mund t’i nënshtrohemi kësaj gjëje. Kërkohet të bëhen bashki territore krejt të vogla, duke mos u orientuar nga analiza për përmirësimin e shërbimeve të popullsisë. Është një analizë e pastër elektorale. Këtu ne nuk biem dakord. Nuk jemi në atë komision për të siguruar llogaritë elektorale të dikujt”, tha ajo.

Në emisionin “Pa censurë”, Felaj ka shtuar se SPAK duhet t’u përgjigjej kritikave publike, të mbajë qendrim ndaj tyre edhe kur ato vijnë nga partitë politike. Në fjalën e saj, Felaj lë të kuptohet se SPAK është treguar oportunist në vend që të bëjë drejtësi dhe pjesë kjo që prek edhe drejtuesin Arben Kraja.

“Prokuroria, gjykatat janë institucione që janë në qendër të kritikës publike. Do të kisha dashur që edhe SPAK t’u përgjigjej kritikave publike, të mbajë qendrim ndaj tyre edhe kur ato vijnë nga partitë politike. Ne kemi konsideratat tona, por ky nuk është sulm ndaj institucioneve. Çështja e dhënies së drejtësisë nuk është çështje e dhënies prioritet, i jap prioritet kësaj gjëje dhe nuk i jap kësaj gjëje. Është çështje e të dhënit prioritet e gjithçkaje që është detyrë e jotja t’i shkosh deri në fund, të zbardhësh dhe të vësh para drejtësisë çdo shkelje. Kërkesa për të vënë para drejtësisë Berishën dhe Metën apo të tjerë ish funksionarë politikë që mund të jenë deputetë apo kryetarë partish vjen nga fanti se këta njerëz, mëse një herë, e kanë shkelur ligjin dhe nuk mundet që këta t’i mbivendosen ligjit.

Ne kërkojmë prokurorë dhe gjyqtarë të cilët, pikërisht se ligji i ka vendosur në pozicion për të vepruar me integritet dhe profesionalizëm, të mund ta bëjnë këtë gjë dhe ta reflektojnë në punën e tyre. Nuk kërkojmë gjyqtarë dhe prokurorë oportunistë. Dikush ka zgjedhur të bëjë oportunistin. Ne nuk kemi heshtur. Kemi kërkuar qe të veprohet”, ka deklaruar nënkryetarja e Parlamentit./m.j

 

 

Next Post
“Jam shumë e mirë për këtë botë”/ Në pritje të fëmijës, blogerja trondit fansat me videot e fundit: Jam në depresion të thellë

"Jam shumë e mirë për këtë botë"/ Në pritje të fëmijës, blogerja trondit fansat me videot e fundit: Jam në depresion të thellë

Comments 2

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    I shikoni kta ndytsira,psh sh fela e bythes e atij tjetrit,qe ju kputet shpirti per qytetaret,kta kane goje te permendin qytetaret.Kta skane turp me ne kry ate edvin hajdutin,ai eshte nji pederate klasit,pore ja bejne nji popullit tone jemi pa shtylle kurrizore.Kta te gjithe pa perjashtim jane komunista te ndyre vrases.Hajdute te pa ngopur,sfunksionon asnji istitucion ne vendin tone,eshte i vdekur shteti me k/hajdutun sh edvin.

    Reply
  2. Ρrushi says:
    3 years ago

    Kjo , po. Drejt e në plagë arsyetimi i deputetes Felaj. Kraja një oportunist makjavelist, gabimisht në krye të SPAK. DUHET KORIGJUAR SHPEJT.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

January 24, 2026
Plumbi që del nga goja

Shqipëria 2026, sipas Fishtës

January 24, 2026
Shoferi i dehur në timon, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën/ Humb jetën pasagjeri

Shoferi i dehur në timon, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën/ Humb jetën pasagjeri

January 24, 2026
Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje, arrestohet 53-vjeçari

Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje, arrestohet 53-vjeçari

January 24, 2026
Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

January 24, 2026
Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

January 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Dashuria do ju bëjë të ndiheni të sigurt, parashikimi i horoskopit për sot

January 24, 2026
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

January 24, 2026
“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

January 24, 2026
Po, të pandehurit janë në sallën e Parlamentit!

Edi Rama i ka ditët e numëruara

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In