• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“S’duam më kaos, postime në Twitter”/ Deklaratat e Trump dhe Biden. Ç’ndodh disa orë para ditës së zgjedhjeve

by Java News
03/11/2020 07:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e tij të fundit të fushatës në përpjekje për të bindur votuesit që ta zgjedhin edhe për katër vjet të tjera në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se në mandatin e tij të dytë, “do të thajmë kënetën e Uashingtonit dhe do të shpëtojmë ëndrrën amerikane”.

Në Karolinën e Veriut Presidenti e vuri theksin tek një rimëkëmbje ekonomike mes pandemisë së koronavirusit, duke premtuar “se do të shpërndajmë në masë vaksinën brenda disa javësh”.

Zyrtarët shëndetësorë, përfshirë ata të administratës së Presidentit, parashikojnë që shumica e amerikanëve nuk ka gjasa të marrë vaksinën para fillimit ose mesit të vitit 2021.

Zoti Trump, në të parin mes pesë tubimeve të së hënës në katër shtete, tha se rivali i tij, ish-nënpresidenti Joe Biden, nëse zgjidhet, “do ta kthejë Amerikën në një shtet-burgu” përmes mbylljeve për të luftuar virusin.

Zoti Biden tha të hënën në Klivlend të Ohajos, se “hapi i parë për të mposhtur virusin është fitorja ndaj Donald Trump-it”.

Pandemia ka lënë në hije çështje të tjera në fushatën presidenciale, ndërsa rastet e COVID-19 janë rritur javët e fundit në shumë nga shtetet që pritet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e të paktën 231 mijë vetëve dhe ka infektuar më shumë se 9.2 milionë vetë në Shtetet e Bashkuara, numri më i lartë se kudo në botë, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Zoti Biden po bën fushatë të hënën në dy shtete fqinje që janë vendimtare, Ohajo dhe Pensilvani.

“Nuk duam më kaos, postime në Twitter, zemërim,” tha zoti Biden për zotin Trump në tubimin e mesditës në Klivlend. “Karakteri i Amerikës po hidhet në votë.”

Sondazhet në shkallë kombëtare tregojnë se ish-nënpresidenti ka një epërsi prej tetë për qind, por diferenca është shumë më e vogël në shtetet e pavendosura që do të përcaktojnë fituesin.

Ndalesa e përbashkët në itineraret e të dy kandidatëve është Pensilvania, një shtet lindor i Shteteve të Bashkuara ku zoti Biden ka pasur epërsi në sondazhet e fundit, por ku zoti që Trump fitoi në vitin 2016. Fituesi i Pensilvanisë siguron 20 nga 270 votat elektorale që i duhen një kandidati për të fituar një mandat katër vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Trump të hënën po mban një tubim në Aeroportin Ndërkombëtar Wilkes-Barre Scranton, ndërsa zoti Biden po u drejtohet mbështetësve në një tjetër aktivitet ku pjesëmarrësit janë të pranishëm me makina në Pittsburgh.

Presidenti do ta përfundojë fushatën e tij me një tubim në mbrëmje vonë në Grand Rapids, Michigan, një përsëritje e finales së tij në vitin 2016 në një shtet që Hillary Clinton ishte parashikuar ta fitonte.

Zoti Trump përsëriti të hënën dëshirën për të mësuar rezultatin e zgjedhjeve deri të martën vonë. Ai përsëri kritikoi Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara që lejoi Pensilvaninë të numëronte fletët e votimit në mungesë deri të premten, për sa kohë që ato janë postuar deri të martën, më 3 nëntor.

Ky vendim “e vë vendin tonë në rrezik”, tha presidenti në Karolinën e Veriut. “Jam i lodhur nga këto vendime të tmerrshme politike që po merren” nga gjykatësit, tha ai.

Gjatë ndalesave të shumta të fushatës të dielën, zoti Trump, pa prova, tha se mendonte “se mund të ndodhin shumë mashtrime dhe manipulime” me fletëvotimet me postë.

Ai sinjalizoi se fushata e tij po përgatit sfida ligjore për numërimin e fletëve të tilla të votimit në Pensilvani.

“Atë natë sapo zgjedhjet të kenë përfunduar, ne do të veprojmë përmes juristëve tanë,” u tha zoti Trump gazetarëve të dielën.

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit Christopher Way u tha ligjvënësve në shtator se SHBA nuk ka parë “asnjë lloj përpjekjeje të koordinuar kombëtare për manipulim votash ndonjëherë në një zgjedhje të mëdha, qoftë me postë apo jo”.

Zoti Trump mohoi njoftimet e medias se ai u ka thënë njerëzve të tij të afërt se do të deklarojë fitoren natën e zgjedhjeve edhe nëse rezultati i Kolegjit Elektoral është ende i paqartë.

Zoti Biden komentoi mbi këtë njoftim mes ndalesave të fushatës së tij të dielën në Filadelfia.

“Presidenti nuk do t’i vjedhë këto zgjedhje,” tha ish-nënpresidenti.

Rezultatet nuk pritet të shpallen zyrtarisht për disa javë nga dita e zgjedhjeve. Afatet ndryshojnë nga shteti në shtet. Disa pritet t’i bëjnë ato të ditura brenda një jave, por shumë prej tyre duhet të presin për shpallejn e rezultateve përfundimtare deri në fund të nëntorit apo në fillim të muajit dhjetor.

Prej shumë vitesh, fituesi ka qenë i qartë para shpalljes së rezultateve zyrtare për shkak të parashikimeve të bëra nga organizatat mediatike bazuar në të dhënat nga zonat e votimit. Këtë vit një numër rekord amerikanësh kanë votuar paraprakisht, afro 100 milionë deri të hënën në mbrëmje dhe në kushtet kur shumë prej votave janë hedhur me postë për shkak të shqetësimeve të lidhura me koronavirusin, numërimi në disa shtete mund të jetë më i ngadaltë se zakonisht./VOA

g.kosovari

Next Post
“Më e mira është që të sillemi sikur jemi me…”/ Rekomandimi i virologut gjerman për të shmangur infektimin nga COVID

“Më e mira është që të sillemi sikur jemi me..."/ Rekomandimi i virologut gjerman për të shmangur infektimin nga COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

January 12, 2026
Në zi bota e futbollit/ Ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare pas betejës me kancerin futbollisti francez

Në zi bota e futbollit/ Ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare pas betejës me kancerin futbollisti francez

January 12, 2026
Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

January 12, 2026
Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

January 12, 2026
Revokohen mbi 100 mijë viza amerikane, përfshihen mijëra studentë/ DASH: Do të vazhdojmë ta mbajmë SHBA-në të sigurt

Revokohen mbi 100 mijë viza amerikane, përfshihen mijëra studentë/ DASH: Do të vazhdojmë ta mbajmë SHBA-në të sigurt

January 12, 2026
Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

January 12, 2026
Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi

Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi

January 12, 2026
Kuvendi refuzon PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Çështja Balluku, Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin mblidhet më 28 janar

January 12, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Berishës i mbaron mandati dhe degët pa kryetarë/ Nga ‘betejat’ për qeveri teknike te sfidat e brendshme, 2026-ta vit zgjedhor në PD

January 12, 2026
JD Vance kritika Evropës dhe Danimarkës pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje. S’është bërë punë e mirë…

Kina ashpërson tonet kundër planit të Trump për Groenlandën: SHBA është egoiste!

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In