• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’doja të flisja për këtë ngjarje sepse..”/ Rama në “Rai1” flet për të fejuarën e djalit: Kjo humbje vetëm sa shtoi detyrimin tim për…

by Java News
05/12/2019 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin Porta a Porta në televizionin Rai Uno për Kristi Reçin, të fejuarën e djalit të tij Greg Rama, e cila bashkë me familjen e saj humbën jetën nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit. Teksa u ngushëllua nga gazetari Bruno Vespa për këtë humbje, Rama tha se nuk ka dashur të flasë për këtë gjë sepse tërmeti nuk ka prekur vetëm atë dhe familjen e tij por të gjithë vendin.

“Kam detyrimin të bëj kryeministrin e një vendi që vuan tragjedinë, ndaj nuk doja të flisja për këtë ngjarje sepse nuk është diçka që më përket vetëm mua dhe familjes sime, por i përket të gjithëve. Kjo humbje vetëm sa e shtoi detyrimin tim për të bërë gjithçka, sepse nuk shoh ndryshim nga gjithë të tjerët që humbën jetën”, thotë Rama.

Kristi Reçi, studente në Fakultetin e Mjekësisë, u shua bashkë me familjen e saj pas tërmetit të 26 Nëntor. Nga rrënojat e pallatit ku ata jetonin u nxorën të pajetë babai i saj Eduard Reçi, nëna Dolora Reçi dhe vëllai Klaus Reçi.

Më tej Rama thotë se shpreson që Evropa nuk do ta lërë vetëm Shqipërinë pas tërmetit tragjik që solli dëmtime të shumta të ndërtesave.

Më tej ai tha se i kishte bërë thirrje edhe vendeve të NATO-së.

“Nëse është e vërtetë ajo thënia që ajo që nuk të vret të bën më të fortë, ne duam ta bëjmë një fakt të dukshëm. Ne jemi duke punuar në rrafshin e rindërtimit edhe në lidhje me të bukurën. Unë vij nga samiti i NATO-s, ku i bëra thirrje të gjitha vendeve që të japin një kontribut të gjitha vendeve që të organizoj edhe një konferencë të donatorëve. Shpresoj që Evropa nuk do të na lërë vetëm. Shpresoj që politikanët të kenë të një njëjtën dëshirë si të zjarrfikësve tuaj. Nga ana e qeverisë italiane, tek kryeministri gjeta një person të cilin si politikan mund ta kish gjykuar por si njeri është me zemër të madhe”, tha kryeministri.

Rama theksoi gjithashtu se synohet ndërtimi i lagjeve të reja por jo lagje për të varfrit.

“Kemi edhe disa ndërtesa që janë një kombinim mes lejeve abuzive. kemi disa arkitektë italianë dhe dëshirojmë të ndërtojmë një lagje te re të madhe në Durrës dhe një ose dy në Tiranë. Por jo shtëpi për të varfrit pasi ato mund të shndërrohen në geto”, u shpreh ai.

g.kosovari

Next Post
Kuvendi voton sot kryeprokurorin e ri, Buxhetin 2020 dhe rezolutën anti-ruse

Kuvendi voton sot kryeprokurorin e ri, Buxhetin 2020 dhe rezolutën anti-ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In