Kanë nisur sherret e para në ‘Big Brother Vip Kosova’. Në ‘prime-n’ e djeshëm vajzat janë përfshirë në një diskutim për veshjet. Xhuli tha se ishte kritikuar nga Stresi se vishet shumë ‘ekstravagante’.
Pas kësaj të fundit reagoi edhe Shota Baraliu e cila u shpreh se nuk është aspak etike veshja pa reçipeta dhe theksoi se kjo gjë i bën meshkujt të ndihen shumë në siklet.
“Ne jemi në mesin e kamerave 24 orë. Nuk po më pëlqen shumë herë veshja e brendshme e femrave, pa sutjena. Del para meje më tregon muhabet serioz dhe shihet komplet, unë nuk mund t’i kthej përgjigje. Nuk është etike. Nuk mundem që t’iu përzihem. Nuk po më duket mirë mua si femër. Duken aq keq, unë si femër ndihem keq. Imagjino meshkujt se si ndihen”- u shpreh ajo.
Nga ana tjetër Ana Kabashi shpreh se nëpër botë po luftohet për të pasur barazi gjinore.
“E gjithë bota po lufton për të pasur barazi. Çfarë po flet ti ne duhet të mbrohemi prej meshkujve për këtë koment, e ti femër je. Nuk dua të vesh sutjena. Nëse mua më pengojnë sutjenat nuk dua që t’i vesh. A mund t’i përmendi. A bën që të flas. Rri me djem. Mos na shiko”,- tha ajo.
Pjesë e reality-show janë 14 banorë të cilët do të konkurrojnë për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë euro. Disa nga personazhet më të njohur të cilët u bënë pjesë e shtëpisë ishin reperi Getinjo, ish- konkurrenti i “Për’puthen” Andi Artani, Shota Baraliu apo Arta Kabashi. Këta ishin dhe disa prej emrave të çilët po përfliteshin prej kohësh se do të ishin pjesë të spektaklit./m.j











