• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’do lejoj kurrë më…”/ Hajdari: Do jem në Kuvendin e 30 prillit! Demokratët e dinë që Berisha është ‘ofertë e vjetër’

by
26/04/2022 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rudina Hajdari do të marrë pjesë në Kuvendin e 30 prillit, të thirrur nga Sali berisha, në cilësinë e ish-deputetet të PD-së, anëtares së partisë, por edhe si e bija e Azem Hajdarit, Presidentit të Nderit në statutin demokrat. Kjo, tha Hajdari në emisionin ‘Repolitix’, nuk do të thotë se është një tregues i mbështetjes së Sali Berishës. Përballë gazetarit Denis Minga, Hajdari tha se do të merrte pjesë në çdo Kongres që ka në qendër të saj demokratët, edhe nëse do të thirrej nga Enkelejd Alibeaj.

“Po do jem pjesë e Kongresit të 30 prillit, do flasë në podium, do flasë me anëtarësinë, si ish deputete e PD, si anëtare e PD, si e bija e Azem Hajdarit, ku është shpallur President Nderi në statut. Kam ambicie për t’u kthyer aty ky kam qenë, në garë për strukturat e partisë, të respektohet vota dhe mbështetja që ke në anëtarësi dhe 1200 delegatët. Kongresi është për zgjedhjen e anëtarësisë së Këshillit Kombëtar. Në çdo Kongres që do të flitet për demokratët, do të jem, edhe nëse e bën Alibeaj, për të afruar demokratët apo pjesën më të madhe të demokratëve”, tha Hajdari.

Ish-deputetja thotë se anëtarësia nuk është në mbështetje të Sali berishës, por ka qenë zhgënjimi për Lulzim Bashën që i ka rreshtuar pas tij demorkatët. Për këtë thotë, se demokratët janë të vëtëdijshme që Berisha është një “ofertë e vjetër”

“Fakti që anëtarësia e ka mbështetur Berishën këto kohët e fundit, nuk vjen se ai ka qenë ish president, ish kryeministër, por se anëtarësia ishte i zhgënjyer nga Basha. Dhe ky akumulim brenda tyre, u kthye si mbështetje ndaj Berishës, mendoj që dhe demokrati më i flaktë është vigjilentë e di që Berisha ka qenë një ofertë e vjetër dhe e di që i duhet një ofertë e re”, u shpreh ish-deputetja.

Hajdari thotë se ajo nuk ka ardhur në PD për të bërë tifo për asnjë nga grupet, as të Berishës, e as të Alibeajt, por për t’u afruar më demokratët dhe e ka bërë të qartë se tani më asnjë kryetar i ri që do vijë në drejtimin e PD-së, nuk do të ketë asnjë shans për ta përjashtuar.

“Jam rikthyer në PD se e kam ndjerë që jam pjesë e PD që prej fillimit të saj dhe për shkak të përjashtimit, më penalizoi në karrierë dhe kontributin në PD, por kur Basha u largua m’u hap një derë për të dhënë kontribut. Partitë të zbusin rolin e kryetarit, që të mos kemi një kryetar që emëron, pro të mbledhë më të mirë për të ringjallur shpresën.  Nuk kam ardhur që të bëj tifozllëk as për zotin Basha as për grupin e Berishës, por për t’u afruar me demokratë. Nuk do lejoj asnjë kryetar të ardhshëm që të më përjashtoj mua nga PD, sepse ata që aderojnë në PD aderojnë aty për shkak të idealeve”, tha Hajdari.

Sa i përket ambicieve për të marrë drejtimin e PD-së, Hajdari rrëfen se nuk është në ambiciet e saj të afërta.

“Nuk e kam një ambicie të tillë sepse mendoj që është ende herët, mendoj që PD nuk i duhet individi, i duhet një grupim i madh dhe një grupim i fortë që do jetë në gjendje që të riformatojë dhe t’i rikthejë shpresën demokratëve”, dekalroi ajo.

Hajdari ka komentuar edhe peticionin e bërë kundër ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, që e quajti diçka krejtësisht të parëndësishme.

“Peticioni është diçka e parëndësishme, si një gur i hedhur në lum, që e merr rrjedha dhe nuk ka asnjë vlerë”, tha ajo.

/b.h

Next Post
Ç’po ndodh me Putin? Pamje të tjera që nxisin dyshimet për probleme të mëdha me shëndetin

Ç’po ndodh me Putin? Pamje të tjera që nxisin dyshimet për probleme të mëdha me shëndetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In