Grupi i parë prej 2000 anëtarësh të dyshuar të bandës në El Salvador janë zhvendosur në një burg të ri të madh, në qendër të luftës së vetëshpallur të Presidentit Nayib Bukele kundër krimit.
Burgu do të mbajë më shumë se 40,000 njerëz.
Presidenti Bukele shkroi në Twitter se 2,000 njerëzit e parë u transferuan “në agim, në një operacion të vetëm” në Qendrën për Kufizimin e Terrorizmit, të cilën ai thotë se është burgu më i madh në Amerikë.
“Kjo do të jetë shtëpia e tyre e re, ku ata do të jetojnë për dekada të tëra, të gjithë të përzier, të paaftë për të bërë ndonjë dëm të mëtejshëm për popullatën.”
“Ne po e eliminojmë këtë kancer nga shoqëria”, tha ministri i drejtësisë dhe sigurisë Gustavo Villatoro në Twitter.
“Dijeni se nuk do të dilni kurrë nga CECOT, do të paguani për atë që jeni… terroristë frikacakë”, shtoi ai.
I ndërtuar me urdhër të Bukeles pasi ai i shpalli ‘luftë’ bandave marsin e kaluar, burgu në Tecoluca, 74 kilometra (46 milje) në juglindje të kryeqytetit San Salvador, përbëhet nga tetë ndërtesa të bëra prej betoni të përforcuar.
Megaburgu në Tecoluca, 74 kilometra (46 milje) në juglindje të kryeqytetit San Salvador përfshin tetë ndërtesa. Secila ka 32 qeli prej rreth 100 metrash katrorë (1075 këmbë katrore) për të mbajtur “më shumë se 100” të burgosur, thotë qeveria.
Qelitë kanë vetëm dy lavamanë dhe dy tualete secila.
Ka vetëm 80 krevat metalike për çdo 100 të burgosur dhe grupet e të drejtave dhe vëzhguesit e kanë kritikuar ndërtimin si shkelje të standardeve të burgosjes.
“Nuk do të ketë dyshekë në qeli,” u tha gazetarëve drejtori i burgut i cili mbante një maskë ski për të mbrojtur identitetin e tij. Edhe pse burgu është i pajisur me salla ngrënieje, salla ushtrimesh dhe tavolina pingpong, ato janë ekskluzivisht për përdorim nga rojet.
Të burgosurit do të dalin nga qelia vetëm për seancat gjyqësore me videokonferencë, ose për t’u ndëshkuar në një qeli izolimi pa dritare dhe pa drita.
Rreth 63,000 anëtarë të supozuar të bandës janë arrestuar që kur Bukele shpalli gjendjen e jashtëzakonshme muaj më parë, duke lejuar arrestime pa urdhër në vendin e rrënuar nga dhuna./m.j










