“Do doja të shkoja t’i përqafoja të gjithë, në radhë të parë ata që e kanë virusin. Do doja që të isha ditë-natë për të çuar këtë mesazh, por armiku na ka vënë këtë kufi. Nëse unë bëj trimin, kthehem në vrasës.”.
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë teksa fliste për masat e marra për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se qytetarët duhet të respektojnë rregullat dhe të kufizojnë lëvizjet e tyre, pasi të gjithë rrezikohen.
Po ashtu ai tha se duke nisur nga dita e nesërme një prej prindërve që punojnë në administratë do të rrijë në shtëpi që të kujdeset për ta.
“S’është një luftë që do zgjasë me vite, por çdo minutë do zgjasë sa një vit“, tha Rama.