• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’del në evente me Berishën dhe Monikën”/ Veliaj: Luli fsheh të shkuarën, është manekini i Saliut edhe i Ilirit

by Java News
12/04/2021 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzoi opozitën se vonoi procesin e vaksinimit të 65 vjeçarëve, për shkak të bllokimit të Rinasit.

Veliaj sulmoi PD dhe LSI-në, teksa tha se kanë zgjedhur gjithmonë armiqtë e Shqipërisë.

“Mjafton të shikoni mitingjet e Lul Bashës, mitingje ku vetëm përhapet Covid-i. Duhet të kishte filluar vaksinimi për ata 65 vjeç e sipër dhe u vonua kjo javë sepse u vonua dërgesa nga protesta në Rinas. Sa herë që PD ka pasur shansin të zgjedhë mes nesh dhe virusit, mes nesh dhe tërmetit, mes nesh dhe sabotimit, këta kanë zgjedhur gjithmonë armiqtë e Shqipërisë”, u shpreh Veliaj.

Për Bashën, ai tha se këshilltarët i kanë thënë që të mos flasë për 4 vitet që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës dhe të mos e përmendë në asnjë moment Sali Berishën.

“E keni parë që nuk del më në evente me Saliun edhe me Monikën, se i kanë thënë këta këshilltarët t’i gënjejmë njerëzit edhe nja dy javë, që të harrojnë që ti je kukulla, manekini i Saliut edhe i Ilirit. Ai nuk merr asnjë vendim vetë, i thotë Ilir Meta shko te zyrat e FRD-së dhe ky shkon.

E këshillojnë të mos e përmendë kurrë Saliun – e keni parë e kanë hequr Saliun nga të gjithë televizionet. Luli thotë e kam LSI aleate, por nuk del kurrë në publik me Monën, madje nuk i ftoi as te hapja e fushatës. Për çfarë na duhet ne kjo bandë dhe kjo çetë rrëmujaxhinjsh, njerëzish të paaftë, gjumashësh dhe shkatërrues”, sqaroi Veliaj.

“Ata kanë kandiduar njerëz që vetë partia e tyre i ka nxjerrë jashtë”, vijoi Veliaj, kur tha se Flamur Noka nuk veshi një ditë bluzën e bardhë për të ndihmuar në kohë pandemie. Apo Vojo Bregu që nuk i mbaron dosja në SPAK. “Doktor Flamur Noka dhe doktor Sali Berisha, në krizën më të madhe mjekësore, më të madhe të pandemisë, më të madhe të sëmundjes në 100 vitet e fundit, nuk veshën bluzën e bardhë një ditë, për të ndihmuar, për të kuruar”, u shpreh kryebashkiaku.

“Diferenca me PS-në”, – nënvizoi Veliaj”, – “është se Partia Socialiste ka vendosur heronjtë në krye të listës. Kemi doktoreshë Najada Çomon, profesoreshë Luljeta Bozon. Janë në krye të listës sepse shërbyen, jo se iu tha partia, jo se e kishin teserën, jo se e kishin me detyrim, por sepse zgjodhën që të shërbejnë, zgjodhën që të udhëheqin duke shërbyer, jo duke sharë e përçarë.”

g.kosovari

Next Post

Sot mbërrijnë 7,020 doza Pfizer, Manastirliu: Janë kryer mbi 260 mijë vaksinime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Qeveria ka falimentuar përballë gjyqësorit shqiptar

February 4, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
Gjeniu i adhuruar dhe i keqkuptuar që foli me gjuhën e njerëzimit…

Gjeniu i adhuruar dhe i keqkuptuar që foli me gjuhën e njerëzimit…

February 4, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

February 4, 2026
Emri/ Falsifikonte kartat e identitetit për personat që kalonin ilegalisht kufirin, Apeli lë në burg specialistin e Zyrës së Shërbimit…!

Siguria në Prokurori dhe Gjykata, në tri vite u regjistruan 23 incidente ku ndërhyri Policia e Shtetit

February 4, 2026
Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

February 4, 2026
Deklarata për Rusinë, në Ukrainë dalin kundër Infantinos: Pse nuk ke ardhur asnjëherë?!

Deklarata për Rusinë, në Ukrainë dalin kundër Infantinos: Pse nuk ke ardhur asnjëherë?!

February 4, 2026
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start, bota në alarm

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start, bota në alarm

February 4, 2026
Ndryshimet ligjore, Xhafaj: Janë ulur çështjet që presin për t’u gjykuar, mbështeten financiarisht institucionet e drejtësisë

SPAK “i mbylli derën” komisionit, Xhafaj i përgjigjet Klodian Brahos: Kemi të drejtë kontrolli

February 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Bashkia e Tiranës s’mund të jepet si qokë me parimin “e kemi të sigurt që e fitojmë”!

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In