Chicago Fire ka publikuar fotografitë e para të Bastian Schweinsteigerit gjatë ushtrimeve me klubin, pasi zyrtarisht ka kompletuar transferimin nga Manchester United.
Më herët gjatë muajit, u konfirmua se gjermani ka arritur marrëveshje me klubin amerikan, pasi dështoi te Unitedi ku ishte pjesë e ekipit që nga viti 2015.
Unitedi ka konfirmuar të mërkurën se 32-vjeçari ka kompletuar transferimin. (b.an)










