• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Schumacher do të jetojë në Mallorca, në vilën e Perez

by Java News
16/08/2018 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Schumacher do të jetojë në Mallorca, në vilën që e bleu gruaja e tij. Vila ka qenë në pronësi të Florentino Perez. Michael Schumacher do të jetojë në Mallorca, në një vilë luksoze të cilën bashkëshortja e ish-kampionit të Formula 1, Corinna, e ka blerë në Andratx, rreth 20 minuta larg Palma de Mallorca, për 30 milionë euro.

Konfirmimi ka ardhur nga kryebashkiaku i qytetit, i cili ka thënë: “Mund ta konfirmoj zyrtarisht që Michael Schumacher do të akomodohet në qytetin tonë, gjithçka është gati për ta pritur”.

Sipas revistës zvicerane L’Illustre, shërbimet policore në ishull janë njoftuar për mbërritjen e një vizitori shumë të rëndësishëm. Policia i ka marrë të gjitha masat për të ruajtur privatësinë e familjes. Në fakt, vetë familjarët e Schumacher nuk kanë preferuar ta komentojnë lajmin, transmeton SuperSport.

Gruaja e Schumacher blen një vilë luksoze në Mallorca, ndërkohë që nuk dihet gjendja shëndetësore e Michael. Mallorca ka qenë gjithmonë destinacioni i preferuar i çiftit për të kaluar pushimet verore. Ishte një jetë perfekte e cenuar pikërisht nga ai aksident i tmerrshëm i 29 dhjetorit të vitit 2013, në Meribel të Francës.

Që nga ajo ditë, shëndeti i ish-kampionit të Formula 1 ka mbetur mister. Nuk është shfaqur qoftë një fotografi apo një dalje publike, çka ka shtuar bindjen se situata është shumë e rëndë, madje thuhet se Schumacher është në gjendje vegjetative.

Gjatë këtyre viteve, Schumi është kuruar në rezidencën Gland në Zvicër. Ende nuk ka një informacion të saktë nëse akomodimi në Mallorca do të jetë i përkohshëm apo i përhershëm. (b.an)

Next Post
Mediat amerikane fushatë kundër sulmeve të Trump: Presidenti, luftë të ndyrë ndaj nesh

Mediat amerikane fushatë kundër sulmeve të Trump: Presidenti, luftë të ndyrë ndaj nesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

January 4, 2026
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

January 4, 2026
Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

January 4, 2026
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

January 4, 2026
Përjashtimet në PD/ Hila: Alibeaj tregoi se si do të qeveriset fraksioni i Bashës!

Pse gëzon Tirana më shumë se Karakasi?

January 4, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In