NATO kërkon më shumë bashkëpunim mes anëtarëve. Shefi i komandës logjistike të Aleancës-s, Alexander Sollfrank, në një intervistë për “Reuters” deklaroi burokracitë po pengojnë lëvizjet e trupave ushtarake në të gjithë Evropën.
Ai paralajmëroi anëtarët e aleancës më të madhe ushtarake se këto burokraci do të shkaktojnë vonesa të mëdha nëse do të shpërthejë një konflikt me Rusinë.
Sollfrank propozoi krijimin e një “Schengen ushtarak”, një zonë me kalim të lirë ushtarak të që lejon lëvizjen e lirë brenda pjesës më të madhe të BE-së.
“Atë që nuk e bëjmë në kohë paqeje nuk do të jetë gati në rast krize ose lufte”, tha shefi i komandës logjistike të NATO-s.
Komanda e Përbashkët Mbështetëse dhe Mundësuese e NATO-s, filloi të operojë në Ulm të Gjermanisë në vitin 2021. Ky operacion ka për detyrë të koordinojë lëvizjen e shpejtë të trupave dhe tankeve në të gjithë kontinentin dhe përgatitjet logjistike si ruajtja e municioneve në aleancën krahu lindor.
Detyra e vendosjes së shpejtë të forcave deri në madhësinë e një divizioni me rreth 20.000 trupa, si dhe për të pasur municion, karburant, pjesë këmbimi dhe furnizime, është bërë më e ndërlikuar që nga Lufta e Ftohtë.
“Në kulmin e luftës në Ukrainë, Rusia gjuante 50.000 predha artilerie në ditë. Kjo do të thotë se aleanca duhet të jetë e shpejtë në lëvizjen e trupave nga bazat e tyre në vendin e duhur në krahun lindor”, deklaroi shefi i komandës logjistike.
Mirëpo këto deklarata sollën reagimin e Kremlinit. Moska tha të premten se dëshira e NATO-s për të pasur një “Shengen ushtarak” në Evropë kishte rritur tensionet dhe ishte një arsye për shqetësim. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia do të përgjigjet nëse propozimi bëhet realitet./m.j