• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Scaramucci ishte një simptomë, problemi mbetet Trumpi

by Java News
01/08/2017 21:31
WASHINGTON, DC - JULY 26:  White House Communications Director Anthony Scaramucci speaks on a morning television show, from the north lawn of the White House on July 26, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

WASHINGTON, DC - JULY 26: White House Communications Director Anthony Scaramucci speaks on a morning television show, from the north lawn of the White House on July 26, 2017 in Washington, DC. (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Michael Knigge

Ndoshta është vërtet loja e fshehtë e Donald Trump-it që të shënojë një rekord të ri në të gjithë historinë e SHBA për periudhat më të shkurtra në detyrë dhe ndërrimin më të shpejtë të personelit tek bashkëpunëtorët e Shtëpisë së Bardhë. Po të jetë e vërtetë kjo, atëherë me shkarkimin e drejtorit të komunikimit të emëruar vetëm pak ditë më parë, Anthony Scaramucci, qeveria e tij ndodhet realisht në “rrugën e duhur”, siç i pëlqen Presidentit të thotë, për ta plotësuar këtë mision.

Por lirimi i posteve të zëdhënësit të shtypit të Trumpit, Sean Spicer, shefit të shtabit të tij, Reince Priebus dhe drejtorit të sapoemëruar të komunikimit në një distancë kaq të shkurtër kohore në të vërtetë është shumë problematik, sa të mund të zbavitesh me këtë. Sepse rrethanat në të cilat të gjithë ata u larguan nga Shtëpia e Bardhë, janë kaq dramatike, sa nuk do të gjenin dot vend as në serialin kult “West Wing” – dhe atje sidoqoftë bëhej fjalë vetëm për të përpjetat dhe të tatëpjetat personale dhe politike të një qeverie të SHBA.

Shtëpia e Bardhë në sherr

Intrigat e pandërprera janë kthyer në një element të përhershëm në Shtëpinë e Bardhë dhe në kohën e sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare e kanë bërë rezidencën qeveritare pa drejtim dhe kaotike. Në situata normale, është detyrë e Shtëpisë së Bardhë që të hartojë një agjendë politike të qëlluar për qeverinë dhe një proces pune midis ministrive të ndryshme, institucioneve dhe kongresit – por nën Trumpin Shtëpia e Bardhë është shumë e preokupuar me armiqësi dhe tradhëti. Mungesa e përvojës politike dhe profesionale të shumë prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Trumpit sigurisht mund të ketë kontribuar për këtë, por ajo nuk është arsyeja kryesore për paaftësinë e kësaj Shtëpie të Bardhë nën Presidencën e Trumpit.

Problemi kryesor, le të flasim ndershmërisht, se pse kjo Shtëpi e Bardhë  thjesht nuk funksionon në shumë pjesë të saj është vetë Presidenti. Sepse Presidenti Trump jo vetëm që e ka zgjedhur vetë pjesën më të madhe të bashkëpunëtorëve të tij, shpesh kundër këshillës së vëzhguesve me përvojë, por ai duket se mendon, që një kulturë e hidhur e të punuarit të njërit kundër tjetrit të individëve dhe fraksioneve në Shtëpinë e Bardhë mund të jepte rezultate të mira. Por kjo nuk po ndodh.

Mungon zinxhiri i urdhërave

Sa problematike është në njërën anë klima në punë e ngritur nga Presidenti, e tillë është nga ana tjetër edhe paaftësia e tij për të lejuar, pa lëre për të kërkuar, një zinxhir të qartë urdhërash, që nuk e përfshin atë vetë në çdo hap të veçantë.

Scaramucci, i cili sillej si një Alter Ego e Trumpit, jo vetëm që e parashikoi rrëzimin e rivalit të tij Priebus, por edhe mburrej, se ai i raportonte direkt Trumpit dhe jo si veprohet zakonisht, shefit të shtabit të tij. Presidenti me sa duket zotëron aftësinë për të ndërhyrë në të gjitha gjërat dhe për të mos respektuar protokollin e konsoliduar.

E shoqëruar kjo me tendencën e Trumpit për të shkaktuar debat me daljen e tij private në twitter dhe vështrimin e tij – le ta quajmë jokonvencional – ndaj ngjarjeve aktuale, sjellja e Presidentit ka bërë që Shtëpia e Bardhë dhe përtej saj, e gjithë qeveria, të jetë de facto e paaftë për të qeverisur.

Kufijtë e pushtetit të John Kelly-t

Shembulli më i fundit për këtë erdhi, kur Trumpi e përfundoi një tweet me fjalët “nuk ka kaos në Shtëpinë e Bardhë”, vetëm pak orë para largimit të Scaramuccit. Ky lajm lë të hapura dy çështje: A e beson vetë Presidenti atë që shkruan? Nëse po, ky është një problem i madh. Së dyti, dhe kjo është më e rëndësishme,  a do t’i lejojë Presidenti Trump shefit të ri të shtabit të tij, John Kelly që të ketë në zotërim jo vetëm Shtëpinë e Bardhë, por edhe atë vetë?

Në bazë të asaj që kemi vënë re gjashtë muajt e kaluar, unë nuk do të vija bast për këtë. Edhe nëse vazhdon të jetë e pamundur të parashikosh ndonjë zhvillim në këtë drejtim: Po të dështojë edhe kjo përpjekje për të vënë rend në Shtëpinë e Bardhë, atëherë do të kemi një sinjal të qartë që presidenca e Trumpit është e dënuar të dështojë.

Next Post
Vlorë/ Policia ngre pistat e hetimit për vrasjen e Marjen Xhaferajt, dyshime dhe për vrasjen e Gaz Çollakut

Vlorë/ Policia ngre pistat e hetimit për vrasjen e Marjen Xhaferajt, dyshime dhe për vrasjen e Gaz Çollakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In