• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“S’bën vaki të jenë shenjat e mia”… fjalët e njërit prej grabitësve të bankës në ish bllok

by Java News
04/09/2016 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në daljen e tyre të parë në Gjykatën e Tiranës, Robert Kulla, djali i “gjeneralit” Nehat Kulla, dhe dy miqtë e tij, Roland Liti dhe Alan Babameto, mohuan të kenë “gisht” në vjedhjen e 8 gushtit në një bankë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.PicMonkey Collage

Në seancat e zhvilluara dje për caktimin e masës së sigurisë, tre të dyshuarit si autorë të vjedhjes 20 milionë lekë, paraqitën alibi ku përjashtuan veten nga ngjarja. Njëri pas tjetrit ata pretenduan se ditën e vjedhjes kanë qenë pranë familjeve të tyre, në plazh apo duke festuar ditë të shënuara.PicMonkey Collage

Tre të akuzuarit pranuan njohjen me njëri-tjetrin, por për asnjë moment që të kenë bashkëpunuar në thurjen e ndonjë plani, apo veprime për hapjen e një tuneli për t’u futur në dhomën kasafortë të bankës ku u vodhën paratë. Pretendimet e tyre u kundërshtuan nga ana e prokurorit Julian Zonja, sipas të cilit nga provat e siguruara deri në këtë fazë të hetimit ekzistojnë dyshime se të arrestuarit kanë bashkëpunuar në vjedhjen e bankës së nivelit të dytë në ish-Bllok.

Prokurori përmendi praninë e një gjurme gishti të të dyshuarit Roland Liti në një bidon uji në bodrumin nga ku u gërmua tuneli në murin e bankës, si dhe faktit se telefonat celularë të të dyshuarve janë lokalizuar në antenat celulare pranë zonës së bankës ditën e ngjarjes. Në përfundim të seancave, gjyqtarja Regleta Panajoti pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 30-ditor për Robert Kullën.

Gjatë kësaj kohe, prokuroria do të verifikojë nëse përfitimet financiare të Kullës nga një aktivitet privat justifikojnë një shumë të madhe lekësh të sekuestruar në banesën e tij. Po me kërkesë të prokurorisë, gjykata caktoi “arrest në burg” për të dyshuarit Liti dhe Babameto.

ALIBITË

I pari që doli para gjykatës ishte Robert Kulla. Gjatë paraqitjes së gjeneraliteteve, ai tha se ishte dënuar tri herë më parë, se nuk kishte profesion, por se kishte në pronësi dy objekte të lëshuara me qira. Më tej, përmes avokatit, ai pretendoi se shumat e lekëve të sekuestruara nga policia në banesën e tij janë të ardhura nga qiratë e disa magazinave në pronësi të tij në kryeqytet. Kulla pranoi të ketë njohje me dy të akuzuarit e tjerë, por mohoi kategorikisht të ketë lidhje me krimin.

Në seancën e radhës, i dyshuari Roland Liti u shpreh po aq mohues në përfshirjen në vjedhjen e bankës. “Unë kam qenë në shtëpi duke festuar ditëlindjen e vajzës sime. Sa për udhëtimin tim në Mal të Zi kam shkuar atje me dy miq të mi, që kanë ardhur nga Gjermania dhe të nesërmen na është bashkuar edhe Alan Babameto. Me shenjat e gishtave që thotë prokurori, nuk kam lidhje. Nuk bën vaki të jenë shenjat e mia”, u shpreh Liti.

Në seancën e tretë, gjykata u përball me qëndrimin mohues edhe të të dyshuarit Alan Babameto. I diplomuari në Universitetin e Sporteve pretendoi se ditën e vjedhjes së bankës kishte qenë në Vlorë bashkë me familjen e tij dhe se nuk ishte autor në krim.

Alarmi i bankës ra 2 herë nga goditjet në murin e kasafortës

Sistemi i alarmit të bankës së vjedhur në zonën e ishBllokut ra dy herë para se të merreshin paratë, por ngjarja nuk u parandalua. Për këtë arsye, pak ditë pas ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës arrestuan në flagrancë shtetasit Luigj Gjonaj, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtor i filialit të bakës dhe Florjan Skarra, 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef i sigurisë së filialit të bankës së vjedhur.banka

Policia pati deklaruar se arrestimi i shtetasve Luigj Gjonaj dhe Florjan Skarra u bë për arsye se me veprimet dhe mosveprimet e tyre, pavarësisht marrjes së sinjalit për vjedhje në bankë, kanë neglizhuar kryerjen e veprimeve dhe marrjen e masave, duke sjellë si pasojë vjedhjen e një shume të konsiderueshme të vlerave monetare që ndodheshin në kasafortën e kësaj banke.

Policia i kaloi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila, pasi vazhdoi hetimet, zbuloi se alarmi kishte rënë në datën 5 gusht në orët e mbrëmjes dhe të nesërmen në 5 të mëngjesit. Sipas Prokurorisë, alarmi ishte aktivizuar nga sensorët në dy faqet e murit të dhomës kasafortë, që ishin aktivizuar nga tronditjet e krijuara gjatë punimeve që autorët e vjedhjes kryenin për të hapur murin.

Pas dy alarmeve, drejtori i bankës dhe shefi i policisë private shkuan në filial dhe pas verifikimeve sipërfaqësore, sipas Prokurorisë, u larguan pa lajmëruar policinë. Për këtë arsye, pas ngjarjes u bë edhe arrestimi i tyre, ndërsa gjykatat liruan drejtorin e filialit, Luigj Gjonaj, ndërsa shefi i policisë private që ruante bankën, shtetasi Florjan Skarra, u la në arrest me burg./panorama/a.k

Next Post
“Ekipi i njëjtë me atë që luajti në Europian, ndeshja me Maqedoninë do të luhet si finale”

"Ekipi i njëjtë me atë që luajti në Europian, ndeshja me Maqedoninë do të luhet si finale"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
Plani i Trump për aneksimin e ishullit, çfarë e bën Groenlandën ekonomikisht tërheqëse?

Plani i Trump për aneksimin e ishullit, çfarë e bën Groenlandën ekonomikisht tërheqëse?

January 18, 2026
Provincializmi politik i Tiranës me Donald Trumpin

Provincializmi politik i Tiranës me Donald Trumpin

January 18, 2026
Çfarë po i shtyn shqiptarët të heqin dorë nga shtetësia? Gati 900 raste u shënuan gjatë vitit të shkuar

Çfarë po i shtyn shqiptarët të heqin dorë nga shtetësia? Gati 900 raste u shënuan gjatë vitit të shkuar

January 18, 2026
Salianji i përgjigjet kritikëve në PD: Flet frika, jo arsyeja! Nuk duan të humbin privilegjet e pushtetit të opozitës

Salianji i përgjigjet kritikëve në PD: Flet frika, jo arsyeja! Nuk duan të humbin privilegjet e pushtetit të opozitës

January 18, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Presidentit Trump

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Presidentit Trump

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In