• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sazani, perla e pazbuluar e bukurisë shqiptare

by
02/08/2015 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përballë fluksit gjithnjë e në rritje të aplikimeve për azil në Gjermani, qarku i Loerrach, pjesë e landit jugor të Baden Vutemberg, kërkon që të largojë refugjatët duke i stimuluar ata financiarisht.

Autoritetet e zonës kanë vendosur që një familjeje prej 3 personash t’i jepet shifra deri në 1.858 euro, me qëllim që këta të fundit të përballojnë koston e biletës për t’u kthyer në vendin e origjinës.

Oferta vlen veçanërisht për azilkërkuesit nga Ballkani, ku përfshihen edhe shqiptarët. Kjo, pasi autoritetet thonë se gjasat më të mëdha janë që këta të kthehen në vendet e tyre sepse nuk kanë asnjë perspektivë për të marrë një leje të përhershme qëndrimi në Gjermani. Por, siç shkruajnë disa media gjermane, kjo ndihmë financiare do t’u jepet pikërisht atyre refugjatëve, që e tërheqin vullnetarisht kërkesën e tyre për azil.

Ende nuk është e qartë sesi funksionon skema, e cila parandalon abuzimet që mund të ndodhin me këtë shpërblim, pasi mund të ketë nga ata persona, që marrin paratë por nuk largohen nga Gjermania. Por, siç raportohet, shuma prej 600 eurosh për person është shfrytëzuar nga disa azilantë, të cilët janë kthyer mbrapsht.

Madje shumica e tyre nuk kanë përdorur fluturimet ajrore, por linjat e autobusëve, pasi biletat kushtojnë shumë herë më lirë. Qarku i Loerrach-ut deri më tani mendohet se ka shpenzuar rreth 65 mijë euro për të realizuar këtë program kthimi dhe autoritetet e kanë cilësuar si një sukses të tyre në kuadër të masave, që janë duke marrë për të zgjidhur kaosin me kërkesat e shumta të azilkërkuesve.

Madje ata kërkojnë që ta kthejnë në një model, edhe për qarqe të tjera, që kanë problem shumë shqetësues fluksin e emigrantëve. Por ka edhe skeptikë për këtë nismë, pasi ata e cilësojnë dhënien e parave si një mundësi, që do të shfrytëzohet nga shumë refugjatë të tjerë. Një pjesë e mirë e atyre, që janë nisur drejt Gjermanisë nga Shqipëria apo Kosova, kanë shitur gjithçka kanë pasur dhe kanë paguar shuma të mëdha, me shpresen se do të fitojnë azilin./Top Channel/

Next Post

Kalaja e Vlorës, aty ku pushimet kalohen me këngët kushtuar Enverit (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In