• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sazan Guri kunder masave: Kam puthur plaka me qëllim, e s’jam infektuar. Mjekët: Vaksinimi pengon përhapjen e virusit! Vendimi i Komitetit i drejtë

by Java News
03/12/2021 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Teknik i Ekspertëve, vendosi dje për punonjësit e administratës publike, të supermarketëve e të qendrave tregtare që të futen në listën e atyre që e kanë vaksinimin kundër COVID të detyruar. Kjo ishte tema e debatit në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ të gazetarit Andi Kapxhiu në Report Tv, mes aktivistit Sazan Guri dhe dy mjekve, Erion Dasho si dhe Fabian Cenko.

Dy mjekët dakordësohen me vendimin e Komitetit të Ekspertëve që të imunizohet sa më shumë popullata me anë të vaksinimit masiv, si një masë për të bërë të mundur reduktimin e përhapjes së virusit. Por për aktivistin, Sazan Guri, vaksinimi masiv është pjesë e lojës së elitës së madhe botërore siç e quan ai, deklarata këto që u kundërshtuan nga mjekët të cilët nënvizuan se vaksinat janë të sigurta dhe se askush nuk ka qëllim uljen e popullsisë së botës, duke bërë thirrje që mos të besojnë teori konspiracioni. Në një kohë kur pandemia ka ‘paralizuar’ botën, Sazan Guri thotë se virusin e quan grip, ndërsa shtoi me se ai ka puthur edhe njerëz të moshuar me qëllim për t’u infektuar, por nuk është infektuar.

‘Janë persona të yshtyr nga elita botërore. Vaksinimi është pjesë e lojës së madhe botërore. Mjekësia nuk përdori racionalizëm! Nuk kanë përdorur shkencën reale! Kur  virusi është duke u dobësuar, pse t’i shtrëngon masat. Ke 70% të njerëzimit në botë të vaksinuar. Ndërkohë që ky që del sërish për vaksinim me detyrim! Nuk ka mundësi ky Omicron të jetë më i fuqishëm, se virusi i parë. Ato janë të pakënaqur se nuk po gjejnë dot një rast me Omicron!  Ja ku jam pa maskë, kam puthur plaka qëllimisht dhe s’më ka gjetur gjë dhe kur jam me grip e quaj rrufë. Ti kujton se do të vdesësh, ndërkohë që prekja është gjëja më e bukur!’- tha Guri.

Mjeku Fabian Cenko, tha se masat janë të domosdoshme dhe vaksinimi i popullatës duhet të progresojë sa më shpejt.

‘Masat që mund të jenë efektive, janë masat që reduktojnë kontaktet apo izolojnë transmetimin e infeksionit. Imunizimi i personave të progresojë sa më shpejt. Çdo njeri i pa imunizuar është një rast infeksioni. Këto janë masat të përkohëshme të cilët duhet të thyjnë atë kurbën e transmetimit të infeksionit. Në funksion të imunizimit të popullatës. Masat e distancimit do jenë masa që në një moment nuk do të mjaftojnë më. Çdo pengim, nuk janë mënyra për të detyruar njerëzit, por fokusohen tek ato aktivitet sociale e ekonomike, që kanë një rrisk të lartë për të transmetuar infeksionin. Çdo lloj mase që merret me kategori, i shërben pengimit të qarkullimit të sëmundjes. Përtej masave të reja që shtohen, duhet të përpiqemi që të bëhen të zbatueshme ato masa që janë marrë.’- tha Cenko.

Edhe mjeku Erion Dasho apelon për vakisinim masiv, duke e quajtur si të drejtë vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për vaksinimin e disa kategorive. Dasho tha se teksa qytetarëve ju ofrohet një vaksinë e sigurt, ato duhet të vaksinohen sa më parë.

‘Më e keqja në Shqipëri ka kaluar! Për vaksinat e dimë të sigurt se pas 6 muajsh nuk ka më imunitet, por derisa egziston mundësia që të marrim një dozë tjetër vaksine, atëherë, pasi kalojnë 6 muaj kujtdo i rekomandohet një dozë e tretë. Unë kam qenë kundërshtar i detyrimit, por duhet të kuptojmë se nuk është vetëm qeveria shqiptare, është ajo gjermane, italiane dhe i kemi parë të gjitha këto autoritete. Qeveria ka një lodhje, nëse popullit i garantohet vaksina e sigurt dhe qytetari refuzon ta kryejë vaksinën, si ka mbetur asgjë tjetër në dorë! I ka garantuar vaksina të sigurta dhe është e drejta e qeverisë që disa institucione të caktuara të vaksinohen, pasi do të mbrojnë këto persona të tjerë. Nuk jam për detyrimin, por e kuptoj ngushticën ku është vendosur qeveria. Nuk ka asnjë lojë. Nuk ka nevojë për konspiracion, nuk po përpiqet njeri për të ulur popullsinë e botës.’- tha Dasho.

Kujtojmë se nga dita e djeshme, çdo qytetar mbi 18 vjeç tashmë mund të vaksinohet me dozë të tretë përforcuese kundër COVID, 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë. Me dozën e tretë u vaksinua edhe kryeministri Edi Rama, teksa i bëri thirrje qytetarëve që mos të hezitojnë të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
“Policia shpërfill klithmat e grave”/ Rama: Përgjigjuni ndaj çdo thirrje, mos merrni lekë si gjykatësit

E rëndë/ 19-vjeçarja në Burrel dhunohet nga burri dhe vjehrri i saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In