Sauk -Teg, vazhdojnë garat e Ferrit, policia nuk fal kundravajtësit

 

Policia Rrugore çdo fundjave forcon kontrollet në disa akse rrugore, për të ndëshkuar shkelësit e qarkullimit rrugor.

Kështu, gjatë kontrolleve me radar në aksin rrugor Sauk-Teg janë evidentuar shoferë që ecnin me shpejtësi gati ekstrem, që varionin nga 160 km/h deri në 190 km/h. Mësohet se për 240 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi dy fish e më shumë se sa norma e lejuar.

NJOFTIMI I POLICISË
Si çdo fundjavë👮♂️🚔 Policia Rrugore e Tiranës, ushtron kontrolle me Radar në segmentet dhe akset e cilësuara njolla të zeza, përsa i përket ngjarjeve rrugore të ndodhura më parë.
Për orës 20.30 vijon kontrolli me radar për të parandaluar drejtuesit e mjeteve që e përdorin rrugën🛣️ për të✈️ fluturuar dhe jo për të qarkulluar brenda limiteve që lejon sinjalistika rrugore

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shpejtësi gati eksterm, që varionin nga 160 km/h deri në 190 km/h, 🙏✈!!!. 🏠????🚑???? edhe pse rruga kishte fluks të plotë.
Të pa pranueshme arsyet e drejtuesve të automjeteve të kapur nga Radari, për arsyet e✈️🛣️ fluturimit në rrugë, por cilado të ishte arsyeja, të tilla shpejtësi vrasin🚑 jetën në rrugë🛣️.
Për 240 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi dy fish e më shumë se sa norma e lejuar.
Njëkohësisht janë evidentuar dhe dërguar në OASH, 6 drejtues mjetesh për gara shpejtësise dhe manovra të rrezikshme në rrugë, te evidentuar në unazën e madhe nga patrullat në lëvizje të Policisë Rrugore.
Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe Radari 🚔🚓✍😇 dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq do arrini aksidentit🚑🚑
Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.
#zbatorregullatudhetoisigurt

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com