• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sauk, 10 mijë euro për 5 kg kokainë, skema e prangosjes së trafikantëve

by Java News
01/02/2019 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gati 10 mijë euro do të paguante i riu nga kryeqyteti për 5 kg heroinë, që do ta blinte nga një grup kriminal me aktivitet në Durrës.  

Pas mbajtjes në përgjim, Policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit ndërhynë për finalizimin e operacionit “Vollga”, pranë rrethrrotullimit të Saukut në rrugën Tiranë-Elbasan.

Në kushtet e flagrancës u vunë tre persona, ndërsa një i katërt u arrestua disa orë më vonë. Efektivët ndërhynë në momentin që dy të rinjtë nga Durrësi do të dorëzonin një sasi prej 5 kg heroinë dhe në këmbim do të merrnin një shumë prej gati 10 mijë eurosh.

Policia e Durrësit është treguar e rezervuar në dhënien e detajeve mbi këtë operacion, për faktin se çështja është ende në hetim dhe pritet të ketë të tjerë persona të arrestuar. Tre të arrestuarit udhëtonin me automjete të ndryshme dhe kishin lënë si pikë takimi një zonë pranë një qendre tregtare.

Të rinjtë kishin organizuar gjithçka në mënyrë perfekte. Ata nuk do të bënin asnjë shkëmbim droge dhe parash që mund të diktohej, por vetëm do të ndërronin automjetet pasi të kishin ndaluar për disa minuta për mbylljen e “pazarit”. Nga burime të grupit hetimor mësohet se bëhet fjalë për një rrjet kriminal të mirëstrukturuar, të cilët kanë bashkëpunëtorë në rrethe të tjera të vendit.

Sipas Policisë, të arrestuarit janë banorë të Durrësit dhe kryeqytetit, të cilët po tentonin të fusnin në kryeqytet drogën e fortë, që më pas do ta shpërndanin te persona të tjerë, ku këta të fundit e tregtojnë në sasi të vogla në tregun e kryeqytetit. Burime nga sektori i Antidrogës në Durrës bëjnë të ditur se grupi kriminal ishte mbajtur nën vëzhgim prej disa muajsh dhe janë siguruar në rrugë operative.

Përveç tre të arrestuarve, në kushtet e flagrancës është prangosur dhe një person i katërt, i dyshuar si pjesë e rrjetit të trafikut të drogës. Ndërkohë, hetuesit po përpiqen të zbulojnë origjinën e heroinës (si përfundoi në duart e personave të arrestuar), pasi tashmë është e qartë që ajo do blihej nga njëri prej të arrestuarve, që është banor i kryeqytetit.

Paratë e sekuestruara iu gjetën pikërisht personit nga kryeqyteti, i cili do të blinte drogën. Sipas hetuesve, ai do të jepte vetëm një pjesë të parave, ndërsa pjesën tjetër mendohet se ta shlyente më pas, kur të kishte shitur një pjesë të saj te shpërndarësit në kryeqytet. “Në kuadër të këtij operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas: B.D., A.T, dhe N.M. U ekzekutua gjithashtu, urdhri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ndalimin e shtetasit A.R.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në PSH, pas ndjekjes dhe mbajtjes nën vëzhgim, kapën në flagrancë në Tiranë 3 shtetasit me rreth 5 kg të dyshuar heroinë, si dhe sasi monetare, 3 automjete e disa telefona”, bën të ditur Policia.

/a.meta

Next Post
Relativizimi i së keqes dhe vëllaznit nga Kosova

Relativizimi i së keqes dhe vëllaznit nga Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

March 23, 2026
Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In