• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sasia e kanabisit të asgjësuar në 2016 shkon në 3 miliardë euro, sa 33% e GDP-së

by Aalison Pearse Stevens
07/10/2016 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Guardia di Finanzia” dhe Policia e Shtetit publikuan sot raportin e përbashkët të drogës së asgjësuar në përmbyllje të misionit të fluturimeve mbi territorin e Shqipërisë. Sipas raportit, vetëm në vitin 2016 janë asgjesuar 2.409.206 bimë kanabisi.

Një specialist i Sektorit të Antidrogës në Polici shpjegon ekskluzivisht për “BalkanWeb” se kostoja totale në lekë e sasisë së asgjesuar, që pritej të shkonte në xhepat e trafikantëve të drogës në Shqipëri, i kalon 3 miliardë euro. Pra një fitim marramendës që prodhon të ardhura gati aq sa ekonomia legale, “para” të cilat janë djegur nga Policia njëherazi me hashashin.

Konkretisht, specialisti i Antidrogës në Policinë e Shtetit, bën me dije se nga 2.409.206 bimët e kanabisit të asgjesuar, 70% e tyre kanë qenë “vietnameze”, një rrënjë e llojit të së cilës prodhon jo më shumë se 100 gram hashash. E thënë ndryshe, nga 70% e bimëve të asgjesuara është mundësuar të hiqen nga tregu i drogës 168.644 kg hashash.

Ndërkohë që 30% i bimëve të kanabisit të asgjesuara (722.761 rrënjë), që nuk kanë qenë të llojit “vietnamez” llogaritet që të prodhonin afërisht 505.932 kg hashash. Dhe kjo për shkak se nga një bimë hashashi jo “vietnameze” nxirren gati 700 gram hashash.

Pra referuar shifrave, në total llogaritet të jenë asgjesuar vetëm në vitin 2016, rreth 674.576 kg hashash.
Specialisti i Antidrogës sqaron se minimumi i gramit të hashashit në shitje llogaritet 5 euro. Që do të thotë se 1 kg hashash kap vlerën e 5 mijë eurove. Pra me një llogari të thjeshtë rezulton se vlera e 674.576 kg të hashashit të asgjesuar nga Policia vetëm në vitin 2016 llogaritet në rreth 3.372.880.000 euro.
Ndërkohë që prodhimi i brendshëm ekonomik shqiptar është rreth 10 miliardë euro në vit, 3,3 miliardë euro vetëm nga hashashi i asgjesuar në 2016 përbëjnë gati 33% të këtij prodhimi, e gjitha para e zezë që nëse nuk do ishte asgjesuar do përfundonte në duart e trafikantëve të drogës./a.k

Next Post
Trump “kundër” Perëndimit

Trump "kundër" Perëndimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

February 22, 2026
Ilir Vrenozi rrëfen takimet me Metën në Presidencë: Jemi bërë miq! Me kënaqësi do ta vizitoja në burg, por…

Ilir Vrenozi rrëfen takimet me Metën në Presidencë: Jemi bërë miq! Me kënaqësi do ta vizitoja në burg, por…

February 22, 2026
Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

February 22, 2026
Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

February 22, 2026
Dyshohet për falsifikim, bllokohen 3100 pajisje elektronike/ Tregtoheshin pa autorizimet përkatëse

Dyshohet për falsifikim, bllokohen 3100 pajisje elektronike/ Tregtoheshin pa autorizimet përkatëse

February 22, 2026
Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet

Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet

February 22, 2026
E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

February 22, 2026
Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

February 22, 2026
Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

February 22, 2026
Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In