Një fëmijë 10-vjeçar është transportuar me helikopter nga Saranda drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.
“BalkanWeb” raporton se vogëlushi nga Maqedonia e Veriut kishte shkuar në Ksmail me familjen për të kaluar pushimet verore.
I vogli është dërguar në Spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë, ndërsa bluzat e bardha shprehen se fëmija ishte me epilepsy në gjendje fibrile.
Gjendja e rënduar e fëmijës ka detyruar mjekët e Sarandës që ta transportojnë me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.