Janë dashur dy furgona policie për të transportuar drogën e gjetur në një tunel në qytetin e Sarandës. Dyshohet se sasia e sekusetruar arrin në rreth 1 ton marijuanë.
Policia e ka zbuluar këtë të enjte sasinë e konsiderueshme të drogës, teksa ka arrestuar 9 shtetas, 8 gra dhe një burrë.
Droga u gjet në vendin e quajtur “Nënstacioni”, në periferi të qytetit.
pritet që policia të japë detaje të tjera në vijim/java/a.k