Një 35-vjeçar është arrestuar në Sarandë në kuadër të operacionit policor të koduar “Haze”.
I riu u kap në flagrancë në aksin rrugor Delvinë-Sarandë duke transportuar 3.5 litra vaj kanabisi, me qëllim shitjen në qytetin e Sarandës.
Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3.5 litër vaj kanabisi, 1 armë zjarri kallashnikov, një armë të ftohtë thikë, 3 krehëra, një sasi municioni luftarak, dhe një sasi kanabis sativa në formë çokollate.