Kërcënon gruan me thikë, teksa ajo po tërhiqte para nga bankomati. I dyshuari më pas është larguar dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:00, në lagjen nr.2, Sarandë,
Sipas policisë, një person ende i paidentifikuar, pranë bankomatit të një banke, dyshohet se nën kërcenimin e një mjeti të mprehtë, ka tentuar t’i vjedhë një shumë parash shtetases A. N., 34 vjeçe.
Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/a.r











