• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sarandë/ Një gjimnaziste tenton aktin ekstrem nga bullizmi, hidhet nga ballkoni por e shpëton tenda. Babai: Edhe djalin e..

by Os De
24/09/2025 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tenda e një ballkoni shmangi një tragjedi në qytetin e Sarandës, por zbuloi edhe një tjetër histori bullizmi në shkolla e gjimnaze. 

Një 15-vjeçare gjimnaziste tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i katit të katërt të banesës së saj, pasi la përgjysmë festën e ditëlindjes së vëllait të saj. 

Fatmirësisht tenda e ballkonit të një kati më poshtë zbuti goditjen dhe e mitura mori vetëm dëmtime të lehta. 

Babai i saj Arben Cërriku tregoi se gjimnazistja para se të ndërmerrte aktin e rëndë kishte treguar se ishte pre e bullizmit. 

“Vjen nga shkolla rreth orës 1 e gjysmë dhe i tregon të vëllait që një vajzë në klasë bashkë me shokun e ofendonte. I vëllai i thotë do t’i zgjidhim… Ndodhi e papritura! Nusja dëgjoi një zhurmë dhe del në ballkon shikon vajzën, aty mendova se mbaroi çdo gjë”. 

Kryefamiljari baba i tre fëmijëve thotë se është i divorcuar, por drama në familjen e tij është edhe më e madhe, pasi edhe djali nuk shkon në shkollë për shkak të bullizimit. 

“Ajo kishte arsye të tjera me sa shoh unë. Shkonte në shkollë as buke nuk hante. Djalin e vogël e kam pa shkollë për arsye bullizimi. Fëmijët jetojnë me nënën. Mendoj që do ta heq fare vajzën nga shkolla për arsye bullizimi…”, tha babai. 

Një bashkëmoshatare pohoi shqetësimet e vazhdueshme që kishte pasur 15-vjecarja në klasë: “Bullizimi shfaqet në veshje, në pamjen e fytyrës. Unë i thashë ti je më e mira nuk duhet t’i vesh të tjerët përpara. Është e mbyllur në vetvete, por e kam bërë që të flasë e shoqërohet me shoqet por nuk e dija që do shkonte deri këtu.” 

E mitura u transportua me urgjencë drejt Spitalit në Sarandë dhe më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Ky episod ka ngritur sërish alarmin mbi fenomenin e bullizmit tek të rinjtë dhe pasojat dramatike që ai mund të shkaktojë. Autoritetet po vijojnë hetimet mbi rrethanat që çuan vajzën drejt këtij veprimi ekstrem. 

 

Next Post
Zekthi: Opozita duhet të përfaqësojë ndryshimin, ka 15 vjet që nuk reflekton

Zekthi: Opozita duhet të përfaqësojë ndryshimin, ka 15 vjet që nuk reflekton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
Neres fundos Bolonjën në finale, Napoli fiton Superkupën

Neres fundos Bolonjën në finale, Napoli fiton Superkupën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In